“E ligë! Paguhet nga rusët”. Shpërthen Spartak Ngjela, sulmon ashpër gazetaren

Spartak Ngjela ka komentuar intervistën e mbrëmshme të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, dhënë për Sonila Meçon. Në shkrimin e tij, Ngjela merret dhe me këtë të fundit, duke thënë se bën politikën e Rusisë në Tiranë.

“Kosova dhe Shqipëria është në të njëjtën situatë. Presioni ruso-serb kërkon destabilizim në të dy shtetet shqiptarë. Kurse korrupsioni i lartë politik në Tiranë dhe në Prishtinë është hedhur i gjithë me të.

Loading...

Një gazetare nga Ora News, një përkrahëse e politikës ruse pyeti mbrëmë kryeministrin e Kosovës, Haradinaj; dhe ky e bëri copë. E talli gazetaren Ramush Haradinaj, dhe ajo mbeti si një misionare sterile që nuk kuptonte me ligësi se çfarë ëshrë një kushtetutë.

Ramush Haradinaj është shumë i qartë dhe mbrëmë e futi tërësisht në paralizë gazetaren shqiptare kur i tha se “shumë gazetarë e medja në Tiranë paguhen nga Rusia”.

Kryeministri i Kosovës mbrëmë në një orë iu tha shqiptarëve se shqiptarizmi është shumë i fortë. Dhe kjo është e vërtetë dhe shumë pozitive për momentin politik shqiptar. Prandaj asgjë nuk mund të ndodhë me stabilitetin e të dy vendeve as nga Berisha e as nga Thaçi”, shkruan Ngjela./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button