Emri i ri, tabelat rrugore në Maqedoni do jenë edhe në shqip. Në Tabanoc vendoset tabela

, Emri i ri, tabelat rrugore në Maqedoni do jenë edhe në shqip. Në Tabanoc vendoset tabela

Nesër nisin punimet në autostradë, ja si devijohet trafiku

Tabelat me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut” e shkruar edhe në shqip do të vendosen në pikat kufitare, me përjashtim të rajoneve ku shqiptarët nuk përbëjnë 20 për qind.

Megjithatë në shumicën e vendkalimeve kufitare do të vendosen tabelat e reja në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Në përputhje me ligjin për gjuhët, doganat e Maqedonisë së Veriut tabelat e reja do t’i vendosin në pikat kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Tabanoc, Jazhincë dhe pikat e tjera ku shqiptarët në ato zona përbëjnë mbi 20 për qind.

Kjo masë duhet të hyjë në fuqi brenda tre ditëve dhe të vendosen tabelat.

Në Tabanoc vendoset tabela Republika e Maqedonisë së Veriut edhe në shqip (FOTO)

Pas vendkalimit kufitar Bogorodica me Greqinë, tabela kufitare me mbishkrimin Republika e Maqedonisë së Veriut është vendosur edhe në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë. Për dallim nga Bogorodica, në Tabanoc është vendosur mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për gjuhët, informon INA. Vendosja e tabelave nëpër pikat kufitare ka filluar menjëherë sapo u shpall vendimi në Gazetën zyrtare, pasi që Greqia dje dërgoi notën verbale për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski theksoi se gjatë ditës do të ndërrohen gati të gjitha tabelat nëpër pikat kufitare. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, pritet ndryshimi edhe i tabelave pranë institucioneve dhe dokumenteve tjera me emrin e ri./ZgjohuShqiptar.info

, Emri i ri, tabelat rrugore në Maqedoni do jenë edhe në shqip. Në Tabanoc vendoset tabela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button