Gjermania: Jeni të korruptuar, ndaj s’vijnë investitorët!

Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz, shpreh kritika të forta lidhur me kushtet që Shqipëria u ofron investitorëve të huaj.

Gjatë fjalës së saj në pritjen e përvitshme të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, diplomatja tha se sipërmarrjet kërkojnë më shumë siguri dhe ministri që nuk janë të korruptuara.

Loading...

“Investitorët dëshirojnë të dëgjojnë histori suksesi nga sipërmarrje, të cilat janë tashmë prezente në tregun shqiptar. Ajo çka kërkojnë investitorët në Shqipëri është: siguri ligjore, transparencë dhe një administratë mirëfunksionale, efektive dhe jo të korruptuar. Për fat të keq, shpesh investitorët gjermanë dhe të huaj, të cilët kanë tashmë përvojë në tregun shqiptar, kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo “fair” dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri”, u shpreh ambasadorja gjermane./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button