Haradinaj godet sërish Thaçin: Armik i Kosovës kush prek kufijtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka goditur prapë presidentin e vendit, Hashim Thaçi, rreth idesë së tij për korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë. Haradinaj ka thënë se territori i Kosovës nuk është mall për tregti.

Ai ka deklaruar në Ora News, gjatë një interviste për emisionin “Tempora” se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës.

Loading...

Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu“, ka deklaruar ai.
Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej”, ka thënë Haradinaj.“Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh“, është shprehur ai.Duke komentuar fjalët shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, korrigjim, Haradinaj ka thënë se “janë ofendime, sulme direkte në territor. Agresion janë nga kushdo që vjen“.“Kushdo që shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armik i 17 Shkurtit dhe Kushtetutës, dhe në aktin e shpalljes së pavarësisë“, ka thënë kryeministri i Kosovës.Për më tej Ramush Haradinaj u shpreh: “Tirana zyrtare, ministrat, Parlamenti, të gjithë duhet të mbajnë një qëndrim; Kosova e 17 Shkurtit, kushtetuta e saj, territori. Kushdo nga të zgjedhurit në Shqipëri e vlerëson ndryshe, ai po tradhton ndaj Kosovës. Është sikur unë të flas sot për Shqipërinë dhe t’u them jugun jepuani Greqisë ose jepjani Shkodrën, Malit të Zi, por t’u ndrequr këtë“.“Kushdo që lëviz në kufij është në agjendën e Putinit. Ridizanjimi i kufijve është agjentë e Putinit. Me ju thënë shqiptarëve jepni veriun 500 miliard, ku Shqipëria buxhetin vjetor e ka 4 miliardë dhe Kosova 2 miliardë. Krejt është kalkulim i agjenturave të Moskës, në të cilën kanë rënë në grakcë plot në Kosovë dhe në Shqipëri dhe kanë marrë paret e tyre“, tha Haradinaj./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button