Haradinaj i reagon sekretarit të NATO-s: FSK-ja do të jetë edhe në veri të Kosovës! (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një adresim për media në Bruksel, ka deklaruar se NATO-ja është e zhgënjyer për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe se, sipas tij, FSK-ja s’mund të futet pa lejen e KFOR-it në veri të vendit.

“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoltenberg.

Loading...

Pas kësaj deklarate, ka reaguar numri një i qeverisë së Kosovës. Sipas tij, ushtria e Kosovës ka të drejtë e plotë të ushtrimit të detyrës në gjithë territorin e vendit.

“Ne i kemi ofruar NATO-s një protokoll të ri për vendin. S’ka më veri dhe jug. Duhet ta kuptojnë të gjithë presidenti, unë… Mbi ne është Parlamenti. Me 107 vota i është dhënë fuqia ushtrisë për gjithë territorin. Kosova nuk është e intersume. Në veri jetojnë serbët e Kosovës, janë qytetarët e Kosovës. S’kanë arsye të kenë shqetësim që ushtria mundet mu përdor kundër tyre, kjo është një garancë”, është shprehur ai./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button