Haradinaj ‘ultimatum’ Ramës: Shih punët e Shqipërisë, kujdes me deklaratat për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer sonte se e ka lutur kryeministrin Edi Rama, që të mos përzihet shumë në çështjet e Kosovës dhe të ketë kujdes me deklarata për kosovarët.

“Nëse gjithkush vjen e na tregon si t’i bëjmë punët e shtëpisë ku mbetëm ne. Është gabim Edi Rama të involvohet se çka është demarkacioni. Shikoji punët tua vëlla atje. Ki boll telashe tua. Shikoji problemet tua”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

Loading...

Haradinaj ka thënë se Rama me deklaratën për politikën kosovare se “janë si lopët që derdhin qumështin” në Shqipëri mund të ketë konotacion tjetër, por në Kosovë nuk është aq e pranueshme.

“Në vigjilje të pavarësisë me i dhënë vetes leje e të përrallojë ashtu s’bën. S’kam ku shkoj, jam në shtëpi time. S’po e bëj prej qejfi. Nëse ma tepron as nuk këqyri kush është andej, duhet të ta kthej vëlla, s’po merr vesh.

Kosova nuk është si Shqipëria, ka tjetër nder e mentalitet. Atje është ndoshta normal me i thënë se lopa e derdh qumështin, ndërsa këtu duhet me u matë me të se kur e sheh në rrugë si do t’i flasësh. Në Kosovë është mentalitet tjetër.

Ai këtu është në shtëpinë e vet. Por duhet të na dëgjojë edhe neve. E kam lutur që në Kosovë të ketë parasysh se janë disa kode më ndryshe. E kam lutur se nëse s’ke qëllim që me i ngucë njerëzit mos i thuaj ato fjalë se këtu nuk kuptohet. Ne jemi më veriorë, jemi mentalitet më ndryshe. I kam kërkuar të ndërrojë qasje me njerëzit”, është shprehur Haradinaj./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button