Ja si kompania Vodafone Albania gënjeu shqiptarët me reklamën “Gigabit Net”

Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit ka vendosur më 4 shkurt 2019 të kërkojë nga kompania Vodafone Albania, korigjimin e reklamës që po transmeton në lidhje me rrjetin Vodafone Gigabit Net, pasi spoti i publikuar në media, dhe në rrjetet sociale paraqet të dhëna të pazakta duke plotësuar kriteret e një praktike tregtare të padrejtë.

Në vendimin e Komisionit është urdhëruar kompania që të ndryshojë prmbajtjen e reklamës, pasi aktualisht, nuk ofron shërbimin me shpejtësinë e reklamuar dhe me shtirjen gjeografike të përmendur në spotin publicitar.

Loading...

Kliko per me shume info
Në vendimin e komisionit, ndër të tjera theksohet se:
Duke qenë se objekti i praktikës tregtare në shqyrtim, konsiston në një formë prezantimi për ofrimin e shërbimeve të internetit, Komisioni mori mendimin e AKEP, në cilësinë e institucionit përgjegjës për komunikimet elektronike, i pajisur me ekspertizën e nevojshme teknike.

AKEP u shpreh se aktualisht asnjë operator në vend nuk disponon Autorizim Individual për përdorimin e frekuencave të brezit 800 MHZ, pasi dhënia e këtij brezi është objekt i procedurave konkurruese.

AKEP duke u bazuar në shpjegimet teknike dhe matjet e paraqitura nga vet Vodafone Albania sh.a vëren se, konkretisht, nuk është arritur shpejtësia 1 Gbps (ose 1024 mbps). Madje, dhe shpejtësia 800 Mbps është arritur vetëm në 47 stacione dhe jo në të gjithë territorin e vendit. AKEP shprehet se vetëm pas pajisjes me Autorizim Individual për përdorimin e brezit 800 Mhz, pas instalimeve të stacioneve dhe kryerjes së testimeve të nevojshme në brezin 800 Mhz, në të cilën të arrihej shpejtësia 1 Gbps në të gjithë territorin e vendit, Vodafone mund të përdorte termin “Rrjet”.

Gjithashtu, në seancën dëgjimore të datës 31.01.2019 AKEP u shpreh se Vodafone Albania sh.a ka marrë nga AKEP, Autorizim Individual për testim, vlefshmëria e të cilit ka përfunduar në datën 1 dhjetor 2018.

Kompania Vodafone ka prtenduar se pavarësisht cfarë thuhet në rekklamë, sqarimet për shtrirjen gjeografike dhe shpejtësinë e internetit janë dhënë me shpjegime të vecanta me gërma të vogla!

Shpjegimet e Vodafone Albania sh.a

Vodafone Albania sh.a me shkresën LEA/003/ESH, protokolluar nga KMK me nr. 60/5 prot., datë 23.01.2019 u shpreh se:

Mesazhi që jepet nëpërmjet rrjetit gigabit ka të bëjë me identifikimin e Vodafone në mbarë botën me standardet dhe cilësinë e lartë që ofron ky rrjet në raport më vonesën në komunikim, sigurinë, disponueshmërinë. Vodafone Albania sh.a pretendon së reklama sqaron pa ekuivok në shënimin informues, që shfaqet gjatë reklamës se, aktualisht, rrjeti ka arritur si kapacitet shpejtësinë 800 Mbps, duke përmendur se në shënimin informues me shkronja të vogla evidentohen dhe kufizimet territoriale, në të cilat aksesohet shpejtësia 800 Mpbs. Vodafone Albania sh.a shprehet se linku: ëëë.vodafone.al/gigabit, i transmetuar në shënimin informues me shkronja të vogla gjatë reklamës, adreson çdo konsumator të interesuar të drejtohet në faqen zyrtare të internetit për të marrë më shumë informacion dhe në mënyrë më të qartë lidhur me të gjitha aspektet e këtij shërbimi.
Në përfundim Vodafone pretendon se fushata publicitare për reklamimin e rrjetit gigabit nuk përbën shkelje të neneve 13, 14 dhe 15 të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, pasi informacioni i përcjellë ka qenë i saktë dhe transparent.

Në seancën dëgjimore, përfaqësuesit e Vodafone Albania sh.a, mbajtën të njëjtin qëndrim me pretendimet e shprehura në shkresën e sipërpërmendur. Duke sqaruar se publiciteti është një formë reklamimi për arritjet teknologjike, që ka arritur kompania në treg, për të reklamuar se ky operator ka aftësinë, në sajë të investimit të kryer të ofroj këtë cilësi shërbimi për konsumatorët, duke u bërë thirrje atyre të bëhen pjesë e Vodafone për të përfituar .
Vodafone Albania sh.a u shpreh se Grupi Vodafone ka nisur një fushatë të re për të promovuar performancën e rrjetit Vodafone dhe ka krijuar një identitet të ri të rrjetit nën një emër global, që përdoret në të gjitha tregjet – GigabitNet TM, përfshirë Shqipërinë.

Lidhur me shpejtësinë e ofruar, Vodafone duke konfirmuar se shpejtësi e arritur është 800 Mbps, argumenton se për konsumatorët kjo diferencë në shpejtësi, nuk ndikon në mënyre të ndjeshme në cilësinë e shërbimit të përfituar. Për më tepër në titrat në fund të reklamës shpjegohet se Vodafone për momentin ofron shpejtësi 800 mgps dhe jo 1gbps dhe rrjedhimisht konsumatorët nuk disinformohen.

Por pasi ka marrë në shqyrtim cështjen, Komisioni ka evidentuar se nga shqyrtimi i reklamave, nëpërmjet shënimeve fundore informuese, dhe shpjegimeve të palës, se shërbimi i ofruar nga Vodafone Albania sh.a ka kufizime të rëndësishme territoriale gjeografike, duke u lokalizuar vetëm në 4 stacione në qytetin e Tiranës, ku përfitimi i shërbimit prej deri në 800 Mbps është i kushtëzuar nga lloji i pajisjeve fundore elektronike, që mundësojnë lundrimin me shpejtësinë e pretenduar. Konkretisht,: “Me Vodafone Gigabit Net është arritur shpejtësia 800 mbps në hotspotet në Tiranë, TEG, Blloku, Zyrat Vodafone dhe Pazari i Ri. Për të përjetuar eksperiencën në rrjetin Gigabitnet, ju duhet të jeni në këto zona, si dhe të keni celular që suporton rrjetin gigabit Samsung Gigabit S9 e S9+, Iphone XS dhe Iphone XR.”

Sa më sipër, ky shërbim mund të përfitohet vetëm në stacionet e sipërpërmendura, dhe jo në çdo vend ku klientët/konsumatorët e tregtarit ndodhen të shpërndarë, kudo ku ofrohet shërbimi i komunikimeve elektronike. Për më tepër, vlera reale e shpejtësisë maksimale e arritur nga operatori (në stacionet e përmendura më sipër), është vetëm 800 Mbps, dhe jo e nivelit giga, sikundër është promovuar në reklamë. Një nga kushtet e tjera kufizuese, për të përfituar këtë shërbim, është dhe lloji i celularit që duhet të disponojnë konsumatorët, mungesa e të cilit, automatikisht përjashton çdo konsumator nga nga aksesi në këtë shërbim.

Komisioni vlerëson se informimi i konsumatorëve mbi elementët e shërbimit të ofruar, të tillë si shtrirja gjeografike/territoriale e ofrimit të shërbimit (stacionet në Tiranë, TEG, Blloku, Zyrat Vodafone dhe Pazari i Ri), shpejtësia e arritur/ofruar, si dhe pajisjet specifike telefonike, të cilat mundësojnë askesin në rrjetin gigabit, përbëjnë informacion të nevojshëm, thelbësor dhe të domosdoshëm për konsumatorin. Dhënia e këtij informacioni i shërben konsumatorit për realizimin e një zgjedhjeje të lirë dhe të informuar, për të marrë një vendim ekonomik racional, në kushtet kur reklama i fton dhe u bën thirrje për t’u bërë pjesë e rrjetit vodafone, për të përjetuar eksperiencën giga, pa vonesa, me shpejtësi të lartë.

Neni 15, i ligjit vendos një detyrim pozitiv ndaj tregtarëve, për të ofruar, në komunikimet tregtare të gjithë informacionin e nevojshëm, që konsumatori mesatar duhet të ketë për të marrë një vendim të informuar. Mosdhënia e këtij informacioni apo dhënia e tij në një mënyrë të paqartë, të pakuptueshme, të dykuptimtë ose të parakohshme përbën informacion të mangët çorientues, në kuptim të pikës 1 dhe 2, të nenit 15, të ligjit nr. 9902/2008, të ndryshuar.

Komisioni konstaton se, informacioni i përmendur në shënimet informuese, që shoqërojnë reklamën, jepet me shkronja shumë të vogla dhe transmetohet në ekran me shpejtësi, për një kohë shumë të shkurtër, vlerësuar kjo dhe në raport me kohëzgjatjen e gjithë reklamës. Përgjatë kohëzgjatjes së reklamës, e transmetuar në 60 sekonda, informacioni thelbësor për konsumatorin shfaqet vetëm 4 sekonda (rasti 1), dhe për reklamën me kohëzgjatje 105 sekonda, ky mesazh transmetohet për vetëm 3 sekonda (rasti 2). Komisioni vlerëson se prezantim i informacionit thelbësor, të shfaqur në mënyrën e sipërpërmendur, është i papërshtatshëm. Shkronjat shumë të vogla, shpejtësia me të cilën shfaqet, vlerësuar, në raport me masën e informacionit të dhënë, dhe shfaqjes së sloganit kryesor “Rrjeti gigabit net” (shoqëruar dhe me mesazh zanor), bëjnë që informacioni i shfaqur të jetë i palexueshëm. Kjo situatë, bazuar në legjislacionin për mbrojtjen e konsumatorëve, barazohet me situatën sikur informacioni nuk është dhënë nga tregtari./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button