“Liga mbarëshqiptare, shpëtimi për futbollin”, plani nga Prishtina: Në FSHF presione nga menaxherët

“Duhet të themelojmë Kupën mbarëshqiptare të Skënderbeut”, kjo është teza që shtron presidenti i skuadrës së Prishtinës, Remzi Ejupi.Biznesmeni dhe drejtuesi i një prej klubeve më të rëndësishme në Kosovë, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” tregon planin se si mund të hidhen hapat e parë për të krijuar një kompeticion përbashkues, që do të ishte shpëtim dhe do të sillte shpërblim për klubet shqiptare në të dy shtetet.Zoti Ejupi, si po shkojnë përgatitjet dimërore të Prishtinës?Arritëm që ta mbyllim pjesën e parë të kampionatit si kampionë dimri. Natyrisht që kemi pasur një handikap të madh, duke luajtur jashtë shtëpisë dhe vazhdimisht si “miq”. Tani që jemi rikthyer në stadium, diçka po ndryshon. Edhe trajnerit i duhej kohë për ta njohur ekipin.Si është Josa në drejtim të Prishtinës?Respekt të madh për profesor Josën, pasi ka dalë disa vite kampion në Shqipëri, ka qenë pjesë e Skënderbeut, ka eksperiencën e tij si në grupet e Europa Ligës, turet kualifikuese në Champions etj., ndaj jemi në rrugë të mirë dhe nuk besoj se do të kemi probleme. Kemi rinovuar ekipin dhe mund të them se mosha mesatare e Prishtinës është rreth 24 vjeç. Kemi shpresa që në fund të vitit do kemi stolitë që meritojmë.Po lojtarët që vijnë nga Shqipëria, sa lehtë përshtaten?Përshtaten shumë më lehtë sesa përshtaten lojtarët që vijnë nga vendet afrikane, për arsyen se është një gjuhë, një kulturë, pothuajse një klimë dhe e ndiejnë veten mirë, si në shtëpinë e tyre.Si është gjendja e infrastrukturës, për stërvitje edhe në stadiume?Kemi vuajtur shumë, pasi pothuajse për dy vite e gjysmë kemi luajtur jashtë stadiumit tonë. Natyrisht që ne akoma vuajmë për fushat stërvitore, pasi stadiumi është vetëm për ndeshje.Si është tregu i merkatos Shqipëri-Kosovë, a respektohet e drejta e shitjes apo e blerjes?Deri tani Kosova ka pasur handikapin e madh dhe nuk ka pasur mundësinë që të bëjë kërkesat për dëmshpërblime, për zhvillimin apo pjesën e rritjes etj, duke mos qenë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s. Tani ka nisur respektimi i tyre dhe në të ardhmen do të duhet që secili klub t’i përgjigjet standardit të UEFA-s. Por, duhet të shohim si ka qenë dhe si është futbolli si në Kosovë edhe në Shqipëri.Image
Çfarë doni të thoni me këtë?Rrallë klube kanë një buxhet të qëndrueshëm para nisjes së sezonit me të ardhura të caktuara që janë të ndara. Mirëpo, vazhdohet ende me idenë që të jetojmë sot për nesër. Jo vetëm kaq, por të gjitha e nisin sezonin me synimin se do të dalin kampionë. Prioriteti i të dy anëve duhet të jetë zhvillimi i të rinjve dhe i talenteve, si për kampionatin ashtu edhe për të nxjerrë jashtë vendit.Në Shqipëri, problemi financiar po bëhet gjithmonë e më i mprehtë. Po në Kosovë, ka raste kur ekipet nuk likuidojnë dot pagat për disa muaj?Po ju them se edhe Prishtina ka ndonjëherë probleme. Kjo, pasi dihet që në Kosovë e kanë mbajtur futbollin ata që janë pasionantë të një vullneti të mirë. Janë harxhuar mbi 100 milionë euro nga lufta deri tani me dëshirën e mirë për ta mbajtur futbollin dhe asnjëherë nuk presin që një ditë t’u kthehen. Dashuria ndaj sportit ka bërë që të vijmë deri këtu. Mirëpo, natyrisht që është lodhur kjo kategori investitorësh edhe në Kosovë edhe në Shqipëri.Si mund të zgjidhet?Me një organizim të mirë. Kam qenë dhe jam i idesë se kampionatet në Shqipëri dhe Kosovë të kenë një bashkëpunim më të mirë.Po nënkuptoni një ligë të përbashkët?Kam qenë iniciator dhe kërkues për një ligë mbarëshqiptare. Prapë mendoj se do të ishte zgjidhja më e mirë.Pse e konsideroni kështu?Arsyeja është e thjeshtë, do të jemi një treg më i madh, mbase i dyfishuar apo edhe më shumë sesa kaq, ku mbi të gjitha, do të jetë më shumë interesant që të kemi të paktën një ligë të fuqishme, pastaj për të respektuar rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, liga në Shqipëri dhe në Kosovë të vijojnë. Jo vetëm kaq, por pse jo, të mos kishte 2, 3 apo 4 ekipe nga Kosova në kampionatin shqiptar.Për ta bërë konkrete, si mund të ishte nisja e saj?Mbase një turne apo kompeticion ndarazi nga kampionatet si hap i parë? Është e vërtetë kjo që thoni. Ka qenë ide prej kohësh që të bëhet një kompeticion dhe të organizohet fillimisht me një Kupë me emër heronjsh që i kanë dhënë Shqipërisë apo Kosovës.Një shembull, pasi edhe zgjedhja e emrit mund të na sillte ndarje?Pse të mos quhet “Kupa e Skënderbeut?” Të organizohet, të nisë dhe ta provojmë që të ecim dalëngadalë dhe për të parë nëse mund të mbërrijmë atje ku ju përmenda më lart (liga mbarëshqiptare).A janë kushtet politike, përveçse sportive, për një hap të tillë?Kohët e fundit ka nisur edhe politika të lëvizë. Me çfarë po shoh, më duket sikur po fryn një erë që në një ditë të caktuar në të ardhmen do të jemi një dhe të bashkuar. Dhe derisa një ditë do ndodhë kjo, pse të mos parapërgatitemi që të kemi edhe një kampionat të përbashkët.Nëse ekipet e kreut në Shqipëri dhe Kosovë, që luftojnë për zonat e Europës, e kanë më të thjeshtë, po për skuadrat e fundit të tabelave apo ato në Kategoritë e Para, pse duhet ta pranojnë?Nëse Prishtina i bashkëngjitet kampionatit shqiptar, e di se do ta kem të vështirë për të dalë kampion, sepse niveli në Shqipëri dallon nga ai në Kosovë. Mirëpo, unë nuk do të humb asgjë. Sepse sido që të jetë rezultati im, niveli në përgjithësi do të rritet. Kampionati në fjalë do të jetë më i fuqishëm. E them këtë, pasi për mua titulli apo arritjet, përkthehen me paratë që fiton klubi, përveç aspektit të kënaqësisë dhe krenarisë. Por, këto të ardhura do t’i rikthesh edhe një herë në sport për vitin tjetër dhe kështu me radhë, duke forcuar nivelin. Por, kjo ndihmon shumë ekipin, sepse duke u forcuar, të rinjtë bëhen gjithnjë e më shumë prioritet dhe do të ketë mundësi që të reklamohen më shumë dhe më shtrenjtë edhe për të dalë jashtë. Sipas meje, një treg prej 5 milionë njerëzish është shumë herë më frytdhënës dhe pozitiv sesa tregjet që kemi momentalisht ndarazi.Po të ardhurat për një ligë gjithëpërfshirëse, ku do gjendeshin?Po ju them vetëm një nga burimet e mundshme: Bizneset në Shqipëri dhe në Kosovë. Cili prej tyre nuk do të kishte dëshirë të investonte nëse bëhet fjalë për një treg Shqipëri-Kosovë? Bëhet fjalë për një treg shumë herë më të fuqishëm, shumë herë më të rëndësishëm edhe për bizneset, edhe për marketingun, por mbi të gjitha edhe për shikueshmërinë që të mbushen stadiumet. Gjithashtu edhe për rivalitetin. Sipas meje, nuk do të mungojnë as të ardhurat dhe asgjë, vetëm duhet të punohet dhe të nisë organizimi.A do të jetë zoti Ejupi apo Prishtina si nismëtare dhe a keni plan?Po, kemi një projekt të tillë, të cilin kohë më parë ua kemi propozuar federatave për të nisur me një Kupë të nominuar nga presidenti shqiptar apo nga të dyja anët dhe të nisim që në vitin e ardhshëm. Është hapi i parë me pjesëmarrje të gjerë dhe me sistem eliminimi që do niste rrugën për te kampionati i përbashkët.A keni një thirrje apo sugjerim të drejtpërdrejtë për presidentët e klubeve në Shqipëri dhe në Kosovë apo për federatat respektive?Ju them se do të jemi shumë herë më interesantë dhe atraktivë në çdo aspekt, jo vetëm në sport, por edhe në biznes, në një treg prej 5 ose 6 milionësh sesa në një treg 2 apo 3 milionësh. Në një treg të tillë do të jetë përfitim, zhvillim dhe sukses shumë herë më i madh.“Bashkimi bën fuqinë” apo bashkimi e ndan në shumë copë shpërblimin?Të dyja! Fuqi dhe do ketë mjaftueshëm për ta ndarë me të gjithë.KAMPIONATI SHQIPTARA e keni ndjekur kampionatin shqiptar?Unë jetoj vetë në perëndim, por e kam ndjekur shumë edhe kampionatin shqiptar edhe atë në Kosovë apo edhe kur mundem ato në rajon. Në kampionatet tona, shohim shpesh stadiume pa shikues, pa mbështetjen e duhur mediatike apo gjithçka tjetër. Edhe Barcelona, po të mos ketë mediat, shikuesit në numra të jashtëzakonshëm, nuk do të dukej kaq tërheqëse. Deri në moshën 19-vjeçare, jam i bindur se secili ekip i Shqipërisë dhe Kosovës me atë në Gjermani apo tjetërkund, nuk ka ndonjë dallim shumë-shumë të madh. Pastaj diferenca bëhet te paratë dhe investimet, te fakti që zgjidhen apo jo më të mirët.Kë shihni më afër titullit në Shqipëri?Pothuajse të gjitha ekipet në kampionatin shqiptar janë të ngjashme dhe pa ndonjë dallim. Mirëpo, mund të them Partizani sepse pas 4 apo 5 viteve investim, e ka mësuar rrugën se si të arrijë deri aty. I është dashur shumë kohë, pasi futbolli nuk është si në sportet e tjera. I është dashur që të bëjë atë stazhin si të themi të atletikës: “Të vazhdosh edhe kur bie apo kur humb, pasi edhe vitin tjetër do të vazhdosh të kërkosh të njëjtën gjë”. Partizanin e shoh me pak dallim prej të tjerave, por nuk duken larg as Teuta e as Kukësi.Në Shqipëri, pas Skënderbeut u përsërit hetimi edhe për Luftëtarin. Si e shihni këtë në futbollin shqiptar dhe a është prekur edhe Kosova?Ndoshta në Kosovë jemi të vonshëm dhe nuk ka ndodhur. Nuk besoj të ketë raste të tilla. Ata kanë instrumentet e veta se si e zbulojnë, pasi unë akoma nuk di si funksionojnë as bastet, pasi s’kam luajtur kurrë. Nuk është e mirë, sepse është një pasqyrë e keqe në futbollin shqiptar. Cilitdo klub që t’i ndodhë në Shqipëri, na prek edhe ne në Kosovë, sepse është klub shqiptar.KOMBËTARETSi e shikoni rivalitetin mes Shqipërisë dhe Kosovës për talentet?Ky është gabimi më i madh që bëhet. E them gabim, sepse nuk na mungojnë lojtarët. Kemi mjaftueshëm sasi, por mbi të gjitha edhe cilësi si për Kosovën edhe për Shqipërinë. Nuk më pëlqen kur bëhet një garë e tillë se me kë do luajë njëri apo tjetri. Në secilin ekip, grumbullohen 20 apo 30, por ne kemi aq shumë sa duhet vetëm vullnet i mirë dhe duhet kërkuar dhe punuar për t’u dhënë shanse. Ka shumë vite që Kosova dhe Shqipëria nuk nxjerrin lojtarë nga kampionatet, por duhet që më parë të na ikin jashtë vendit, të promovohen andej dhe më pas t’u bëjmë ne një ftesë.Çfarë tregon kjo?Kjo tregon se ne nuk jemi të aftë që ta zbulojmë një talent dhe t’i besojmë një lojtari të ri, por e duam të gatshëm. Mundësisht që të marrim edhe nga shtetet e tjera. Po ju kujtoj se Shqipëria dhe Kosova janë bashkë 5 milionë dhe duke i shtuar diasporën, shkon në rreth 7 milionë. Ndaj janë mjaftueshëm treg për të dyja, Shqipërinë e Kosovën. Duhet të jemi shumë herë më të fuqishëm se Maqedonia dhe besoj se Mali i Zi etj. Jemi në nivel me Kroacinë apo Serbinë, referuar kualitetit. Shihni punën, infrastrukturën, organizimin dhe profesionalizmin që e bënë të jetë vendi i dytë në kampionatin botëror. Kemi shumë talente në trevat shqiptare dhe na duhet vetëm punë, sidomos në Kombëtaren shqiptare, e cila duhet të jetë më e pavarur.Në ç’kuptim, pavarësi ndaj kujt?Te Shqipëria duhet të vijë ai që e meriton më shumë. Natyrisht që aty ka edhe interesa të të tjerëve, të trajnerëve, të menaxherëve etj,.E keni parë konkretisht këtë gjë?Po e kam parë shumë herë, pa thënë emra apo raste, që ka pasur futbollistë me më shumë talent që nuk i është dhënë shansi. Ndonjëherë ka pasur edhe presion, i cili mbase ka qenë edhe prej mosdijes, por na duhet që të afrojmë njerëz shumë profesionistë që të merren me anën teknike dhe të përzgjedhjes. Kanë kaluar kaq vite dhe them se tani kemi edhe trajnerë shqiptarë, nuk mund të themi më që nuk ka të tillë që kanë kaluar edhe në ekipe të mëdha në vende të tjera. Besoj se në të ardhmen, edhe Shqipëria edhe Kosova, do ta kenë një të ardhme shumë të ndritshme.Kosova, a mund të arrijë Europianin nga Liga e Kombeve apo i mungon eksperienca?Dëshira është shumë e madhe, vullneti i gatshëm dhe ne shqiptarët jemi të prirë të duam menjëherë të arrijmë në maja. Mirëpo, duhet të jemi “me këmbë në tokë”. Kemi një brez të ri, por ndonjëherë nuk mjafton vetëm rinia, pasi duhet edhe eksperienca. Unë besoj se edhe Shqipëria do ta gjejë veten, se ka lojtarë me eksperiencë. Nuk duhet të ketë zhgënjim dhe paralelisht mund të kenë arritje të dyja./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button