Pas ankesës se shqiptarët po u vjedhin tokat grekëve, reagon Hahn: Mangësi e Shqipërisë

“Vjedhja e tokave të minoritarëve nga qeveria greke”, kështu deklaroi eurodeputeti Kostas Chrysogonos në Bruksesl, ku u diskutua çështja e pronave të minoritetit grek në Shqipëri.
Eurodeputeti e cilësoi si shkelje të rëndë dhe që këtë çështje po përgatiten për ta çuar në Gjykatën europiane të Strasburgut.
Në përgjigje të Chrysogonos, komisioneri Hahn tha se Komisioni Europian i jep rëndësi të madhe të drejtës së pronësisë dhe sundimit të ligjit.
“Komisioni Evropian i jep rëndësi të madhe të drejtës së pronësisë dhe të sundimit të ligjit për të zgjidhur konfliktet pronësore në të gjithë Shqipërinë.

Në raportin e tij vjetor për Shqipërinë, të publikuar më 17 prill të 2018, Komisioni ka deklaruar se vendi nuk ka bërë ende progres në përmirësimin e kuadrit ligjor për regjistrimin, shpronësimin dhe kompensimin e pronave.
Komisioni është i vetëdijshëm për shqetësimet e shprehura nga minoriteti grek në Shqipëri mbi zbatimin e të drejtave të pronësisë dhe jemi duke monitoruar nga afër zhvillimet në këtë çështje. Gjithashtu, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e çështjes së të drejtave të pronësisë, Komisioni është duke ofruar ndihmë financiare dhe teknike në vend, për të adresuar mangësitë në këtë fushë”, theksoi më tej komisioneri Hahn. /ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button