Përsërit Stoltenberg: FSK-ja nuk mund të hyjë në veri pa lejen e NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjë në veriun e Kosovës pa pajtimin e NATO-s, duke vënë në dukje se ky është një detyrim ndërkombëtar i autoriteteve të Kosovës.

“Ne kemi një marrëveshje në Bruksel të vitit 2013 që e thotë qartë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it dhe ne presim që kjo marrëveshje të jetë ende e vlefshme”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

Loading...

Stoltenberg pret që të gjithë të respektojnë këtë marrëveshje.

Ai tha se të njëjtat qëndrime ia ka shprehur edhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha para gazetarëve se “Kosova i ka ofruar NATO-s një protokoll të ri të operimit për gjithë vendin pa dallim, nuk ka veri dhe jug”.

Haradinaj shtoi se Kuvendi i Kosovës ia ka dhënë mandatin ushtrisë në gjithë vendin, pa dallim.

Sot fillon një takim dyditor i ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për marrëdhëniet e NATO-s me FSK-në pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për transformimin e kësaj force në ushtri të Kosovës.

Stoltenberg tha, gjithashtu, se misioni i KFOR-it do të mbetet i pandryshuar, pasi që kjo forcë operon në bazë të Rezolutës 1244 të Këshilli të Sigurimit të OKB-së.

“Ajo që ne po shqyrtojmë janë aktivitetet jashtë misionit të KFOR-it. Kemi projekte me FSK-në dhe ne do të analizojmë shkallën e angazhimit bazuar në faktin se shumë aleatë mendojnë se vendimi për FSK-në është marrë në kohë të gabuar”, tha Stoltenberg.

Sipas agjendës së mbledhjes së ministrave të mbrojtjes, debati për Kosovën do të mbahet të enjten./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button