Raporti: Sa ton ar ka në vendin tonë? Ja vendi ku radhitet Shqipëria në Europë për rezervat e floririt

Shqipëria është padiskutim vendi me rezervat më të pakta të arit në Europë. Të dhënat e përpunuara nga “Ilsole24ore” tregojnë qartë se Shqipëria ka një pasuri prej vetëm 1.6 tonësh ar, më pak se çdo vend tjetër i Europës i marrë në analizë. Të dhënat mungojnë për Malin e Zi, Kosovën, Moldavinë, Letoninë apo Norvegjinë.Fqinjët rajonalë si Maqedonia, Serbia apo Bosnje Hercegovina kanë deri në 11 herë më shumë rezerva në ar sesa vendi ynë. Kështu, Bosnje Hercegovina ka 4 ton rezerva ari, Maqedonia 6.8 ton dhe Serbia 17.7 ton. Në Europë, në vend të parë është Gjermania me rreth 3380 tonelata metal të verdhë, ose 2100 herë më shumë se vendi ynë.Gjermaninë e ndjek Italia me rreth 2450 ton ar dhe Franca me rreth 2435 ton ar.Po në raport me rezervat në valutë sa është norma e metalit të çmuar që ka pasuri vendi ynë?Të dhënat flasin për një normë në 2.2%. Pra, me rezervat në ar që zënë 2.2% të rezervave në valutë, Shqipëria renditet e treta në Europë, pas Islandës dhe Republikës Çeke.Të dhënat i referohen vitit 2015, por duke qënë se rezervat në ar janë të akumuluara ndër vite, e madje ndër shekuj për një pjesë të madhe të shteteve, shifrat mund të konsiderohen si aktuale./scan/ZgjohuShqiptar.info

Burimi: https://www.infodata.ilsole24ore.com/2019/02/11/oro-sul-quale-il-governo-e-bankitalia-stanno-litigando/?fbclid=IwAR0p-q4oWHZo3oXfI_bi7oAdF8bKfYax5dSfxHAskIIgjcjoafsTE4M114k

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button