Sami Frashëri për Faik Konicën: “Sa poshtërsi është për njerinë të bëhet vegël e armiqvet për katër pesë para që do të fitoj, duke pranuar që të shpartallohet ekzistenca e tashme dhe e ardhme e një kombi”

Përplasje të mëdha, luftë e madhe dhe tradhëtarë të mëdhenjë e të damkosur kishte në mesin e intelektualëve shqiptarë. Patriotët shqiptarë donin kombin, pra gjuhën shqipe, por kjo punë nuk ishte fare e lehtë, shkruan MekuliPress. Ja se si e përshkruan Sami Frashëri Faik Konicën. ”

A mund te punohet duke ecur udhevet te tjera, e te mos u sherbehet qellimeve te demshme t’armiqevet tane qe duan te shemtojne letersine tone kombetare, te lindur perpara se te vinte ne jete Faiku,” shkruante Frashëri në vitin 1899 në Stamboll, përcjellë MekuliPress

Loading...

“…Deri me sot, vetem shoqeria e Bukureshtit i ka sherbyer kauzes me besnikeri. Pak a shume u shtypen kaq libra e po mbajme nje shkolle. Per hir te ketij sherbimi,gjuha jone po shkruhet e po pasurohet ne letersi .

E tani po na vijne programet e disa shoqerive qe po duan t’a zhgulin nga vendi drurin qe ka nise te jape peme kaq te bukura,dhe ne vend te tije te mbjellin nje dru tjeter. Mbasi keto programe jane shtypur ne Bruksel (“behet fjale per revisten Albania te botuar nga Konica”) provojne premtimin qe i ka dhene Faiku Portes se Larte per ti sherbyer kesaj,d.m.th. te prishe shkollat qe egzistojne,te pengoje qe te çelen te tjera dhe te mos shkruhet e kendohet shqipja. Eshte fare dukshem ky qellim i Faikut,prandaj ne si pranuam ato programe dhe i kethyem. Ai qe don ti sherbeje Shqiperise dhe shqipes,duhet te bashkohet me Shoqerine qe egsiston prej kohesh. Kush ndjek rruge tjeter, s’eshte i yni. Ne jemi te sigurte se ata s’jane per gje tjeter,veç per te prishin pune.
… Vetem me ane te gjuhes e te letersise, te rrenjosura qe prej njezetepese vjetesh mund te behet gje. A mund te punohet duke ecur udhevet te tjera, e te mos u sherbehet qellimeve te demshme t’armiqevet tane qe duan te shemtojne letersine tone kombetare, te lindur perpara se te vinte ne jete Faiku, duke perkrahur alfabetet here frengjisht, here kroatisht dhe here turqisht e arabisht. Sa poshtersi eshte per njerine te behet vegel e armiqvet per kater pese para qe do te fitoje, duke pranuar qe te shpartallohet ekzistenca e tashme dhe e ardhme e nje kombi. …”

Stamboll 1899.Naim dhe Sami Frasheri. A.Q.SH. Fondi Sami Frasheri.Dosja nr.5 Dokumenti nr.1 Perkthyer nga origjinali turqish. (Alfabeti i Gjuhes Shqipe dhe Kongresi i Manastirit. Tirane 1972). /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button