Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë,Camëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Ulqin, nuk janë thjeshtë një popull. Ata janë nje Komb

Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë,Camëri, Shqipërinë lindore në Maqedoni, Luginë të Preshvës, Ulqin, Tuz Plavë e Guci, nuk janë tjesht një popull. Ata janë një komb, por mjerisht i coptuar nga Londra 1913.

Por cfarë ndryshimi ka nocioni “popull” me nocionin “komb” mund të thotë dikush apo shumëkush?

Ka shumë.

Loading...

1-Sot në Europë janë tre grupe të mëdha popujsh, popujt sllavë, latinë dhe gjermanikë. Por brënda tyre janë me dhjetra kombe. Brënda sllavëve është kombi rus, sërb, kroat, polak, sllovak etj etj. Brënda latinëve janë kombet francez, spanjoll, italian, rumun, portugez etj. Brënda gjermanikëve janë kombi gjerman, suedez, danez, austriak etj etj.

2-Të pranosh se shqiptarët janë thjesht një popull, do të thotë tu japësh të drejtë përkrahesve të “kombit kosovar” në Prishtinë, do të thotë tu japësh të drejtë shqiptarëve në Maqedoni të “shpikin” edhe ata një komb tjetër, do të thotë, të lësh “jetimë” shqiptarët në Mal të Zi, në Luginë të Preshevës, do të thotë të “varrosësh përfundimisht Camërinë”

3-Përfundimi është i thjeshtë: Shqiptarët janë një komb. Por janë një komb i coptuar në 5 pjesë. Detyra jonë është që këto pjesë ti bashkojmë në një të vetme. Qytetarit të thjeshtë i lejohet edhe tëngatërrojë nocionet “popull” dhe “komb”.

Por politikanit, të cdo rangu qoftë nuk i lejohet një gjë e tillë. Nocionet nuk janë formuluar për ti ngatërruar qoftë edhe pa dashje, por për ti respektuar me detyrim dhe rigorozitet qoftë edhe kur i përdor si sllogan mbledhje qeverie.Dr.Koco Danaj/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button