Zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të na kushtojnë afro 1 mld lekë

Rreth 1 mld lekë do të kushtojnë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky është buxheti i parashikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që u shqyrtua sot mes 5 anëtarëve të këtij institucioni.Sipas buxhetit të parashikuar të KQZ, do të shpenzohet një fond i konsiderueshëm për 400 trajnuesit e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe të Grupit të Numërimit të Votave.Në këto zgjedhje parashikohen dy fletë votimi, një për kandidat për kryetar bashkie dhe tjetra për Këshillin Bashkiak.Për secilën fletë KQZ parashikon prodhimin e mbi 3,6 milionë fletëve të votimit, në total 7,235, 482 fletë votimi në një kosto rreth 90 milionë lekë.Për udhëtime dhe dieta në total KQZ-ja ka parashikuar të shpenzojë 11,5 milionë lekë. Ndërsa për karburant është llogaritur që të shpenzohet 2.85 milionë lekë, pasi është parashikuar që të blejë 15 mijë litra karburant.Fondet e partive, shifrat që përfitojnëKQZ vendosi gjithashtu që të shpërndajë fondin 190 milionë lekë, partive politike për vitin 2019.Konkretisht janë 190 milionë lekë që sipas ligjit për partitë politike shpërndahen përkatësisht:1) Partia Socialiste e Shqipërisë – 86.065.992 lekë2) Partia Demokratike e Shqipërisë – 52.808.975 lekë3) Lëvizja Socialiste për Integrim – 27.160.224 lekë4) Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 10.107.290 lekë5) Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – 7.286.685 lekë6) Lista e Barabartë – 6.570.833 lekëPagat e personelit të përkohshëm në KQZ Shpërblimi i anëtarëve i anëtarëve të KZAZ, KQV-ve, GNV, ZR, trajnuesve të KZAZ, KQV, GNV 296,032,371 lekëMallra 248,881, 320 lekëShërbime 274, 968, 336 lekëShërbime transporti 221,700,000 lekëShërbime udhëtime e dieta 11,568,000 lekë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button