49 kandidatë të PD-së, gati të pranojnë mandatin e deputetit

Dje në mesditë, pas protestës të opozitës përpara Parlamentit, kreu i PD Lulzim Basha, dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ju drejtuan KQZ, duke dorëzuar edhe dorëheqjet e listës të kandidatëve, të cilët plotësojnë totalin e emrave që PD dhe LSI ofruan në zgjedhjet e 2017.

Lulzim Basha, siç deklaroi edhe vetë, ka dorëzuar 103 dorëheqje, pra emrat e atyre që nuk pranonin të merrnin mandatin e deputetit.

Loading...

Në total, Partia Demokratike dhe aleatët e saj brenda listës, paraqitën në vitin 2017 një listë prej 194 kandidatësh.
Por dje ka dorëzuar vetëm 103 dorëheqje, ndërkohë që mundi të fitonte vetëm 42 vende në parlament.Nga lista fituese me 42 emra, dy deputetë, Mysliym Murrizi dhe Rudina Hajdari, nuk kane e dorëzuar mandatin.Nga një llogaritje e thjeshtë, rezulton se të paktën 49 kandidatë nga emrat e listave që Lulzim Basha paraqiti përpara shqiptarëve në 2017, kanë refuzuar t’i binden atij dhe mund të marrin mandatin e deputetit.Në listë ka dhe mjaft emra nga partitë aleatë.I pari që pranoi mandatin ishte Ligoraq Karamelo I PBDNJ, ndërkohë që pritet dhe shumë emra të tjerë të marrin mandatin.PD mund të ketë shumë shpejt një trupë të re parlamentare, e cila mund të jetë e njëjtë me numrin e deputetëve që kishte në Kuvend.Nga numri prej 49 personash që kanë refuzuar të japin dorëheqjen nga lista Lulzim Basha, ky shumë shpejt do jetë kryetari i PD me një grup të panjohur parlamentar që ka dalë nga listat e paraqitur prej tij në KQZ në vitin 2017.CNA.al raporton ndërkohë, se edhe disa emra të cilët kanë firmosur dorëheqjen nën presionin e Lulzim Bashës dhe drejtuesve të PD, pritet që të revokojnë doreheqjen e paraqitur, duke deklaruar një qëndrim të ri, pra pranimin e mandatit të deputetit./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button