Ambasadori i Zvicrës: Mos të preken kufijtë

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, ka deklaruar se është kundër përfshirjes së temës së ndryshimit të kufijve për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Në tryezën e organizuar nga KDI-ja për procesin e dialogut, Lebet ka thënë se rishikimi i kufijve asnjëherë nuk ka funksionuar, përcjell albinfo.ch.

Loading...

“Mos bëni asnjëherë marrëveshje me zor, madje edhe më pak për këto imponimet për të shtyrë me forcë përpara. Më lejoni të kujtoj çfarë tha presidenti Trump: ‘mos u nxitoni, mos u nxitoni’”, ka thënë ai.

Në këtë tryezë nuk kanë marrë pjesë dy bashkëkryesuesit e Ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button