Marin Mema: Apolonia, pasioni i përhershëm i një francezi

Arkeologjia e lidh arkeologun jo vetëm fizikisht me vendin ku punohet por edhe shpirtërisht. Nuk është çudi që shumë arkeologë janë kthyer në “banorë të përhershëm” të vendeve që kanë eksploruar. Ndonëse të larguar në përfundim të misioneve, aty lënë një pjesë të vetes. I tillë është shembulli i arkeologut të madh shqiptar Hasan Ceka, i cili një pjesë të mirë të veprimtarisë së tij kërkimore, plot 27 vite, ia dedikoi Apolonisë.

Në këtë rrugëtim profesional mjaft impenjativ, Prof. Hasan Ceka kishte pranë vetes një emër mjaft prestigjoz sikurse argeologu i famshëm francez, Leon Rei. Ata bashkëpunuan me njëri tjetrin për tetë vjet në gërmimet e Apolonisë, bashkëpunim të cilin Prof. Ceka e konsideron si një shkollë të vërtetë.

Loading...

Pasioni dhe dashuria për Apoloninë e Leon Reit dhe Hasan Cekës dëshmohet edhe në një letërkëmbim mes të dyve. Në një komunikim që daton në vitin 1937, Leon Rei shprehet i kënaqur për masat e marra nga Ministria e Arsimit në konsolidimin e rrënojave të Apolonisë dhe mbi të gjitha për të ruajtur portën e akropolit. Ai shprehet se po pret me padurim ardhjen e verën për t’u kthyer në Apoloni dhe për të rifilluar gërmimet.

Sikurse kujton një tjetër arkeolog shqiptar i mirënjohur, Prof. Neritan Ceka, i biri i Hasan Cekës, i ati e ka vlerësuar gjithmonë korrektesën dhe ndershmërinë e Leon Reit në administrimin e vlerave arkeologjike të gjetura në Apoloni. Ai bën me dije se në një raport për Institutin e Studimeve, të dorëzuar më 21 maj 1945, i ati shkruante: “Përsa i përket kohës prej vitit 1931-1938, gjatë së cilës kam pasë asistue vazhdimisht në gërmime, kam pasë konstatue me kënaqësi se z. Leon Rey u ka qëndrue besnik të gjitha detyrimeve të parapame në kontratë dhe bile ka ndodhë të më dorëzojë dhe antika që nuk u gjetën në gërmime, por që i kishte blemun prej privatëve me të hollat e veta”.

E ndërsa Apolonia vijonte të zbulohej, Leon Rei vlerësonte se natyra përreth plotëson atë që ende i mungon… çdo qiparis, çdo ulli, çdo lis i vjetër mund t’ju tregojë historinë e tij.

Ndërsa njihesh me anën profesionale të këtyre dy figurave, padyshim na diktohen edhe tipare të anës së tyre njerëzore, gjë që të bën të mendosh:- Çfarë fati të mirë ka pasur Apolonia të zbulohet hap pas hapi prej tyre!/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button