Bukuria e paskajshme e Ujmanit nuk merr frymë shqip, i ‘pushtuar’ komplet nga serbët (Video)

, Bukuria e paskajshme e Ujmanit nuk merr frymë shqip, i ‘pushtuar’ komplet nga serbët (Video)

Liqeni i Ujmanit, pritet të jetë pikë e ndjeshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ani pse rreth 75 për qind e këtij aseti gjendet në territorin e Kosovës, por pretendimet e Serbisë janë që ta vë në kontrollin e saj për shkak të rëndësisë tejet të madhe ekonomike dhe strategjike për të dy vendet.

Përveç prodhimit të energjisë elektrike, uji nga ky liqen përdorët për ftohje të termocentraleve në Obiliq, për nevoja industriale në fabrikën e Feronikelit në Gllogoc, për furnizim me ujë për disa komuna (Mitrovicë, Vushtrri, Gllogoc, Skenderaj, Obiliq dhe Fushë Kosovë) si dhe për ujitjen e rreth 12 mijë hektarë tokë bujqësore në disa rajone të Kosovës.

Megjithatë pretendimeve të Beogradit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte thënë se Ujmani do të jetë aset i shfrytëzueshëm i Kosovës dhe se për të nuk ka çfarë të pritet në Bruksel.

Lajmi.net ka qëndruar në Liqenin e Ujmanit, por ani pse gjendet në territorin e Kosovës, aty nuk shihet asnjë simbol shtetëror.

Madje, edhe veturat të cilat kalojnë në atë pjesë, shumica prej tyre i ndërrojnë targat.

Përveç simboleve, në këtë pjesë nuk ka as biznese të menaxhuara nga shqiptarët.

Penda e Ujmanit është ndërtuar midis viteve 1979-1984.

Ky liqen menaxhohet nga ndërmarrja hidroekonomike “ Ibër Lepenc” më seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button