Daçiqit i dhëmbë shumë fitorja e shqiptarëve në Tuz

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë sot se siç e ka quajtur ai “skandali i emrit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)” dhe deklaratat nga Prishtina për fitoren gjithë-shqiptare me rastin e zgjedhjeve në komunën malazeze të Tuzit është konfirmimi më i mirë i politikës Shqipërisë së Madhe.

“Është e qartë për të gjithë se jo vetëm integriteti territorial i Serbisë, por edhe Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Greqia janë të rrezikuara” Çdo mbyllje e mëtejshme e syve para krijimit të Shqipërisë së Madhe mund të çojë në kërcënime për paqen dhe stabilitetin në rajon “, tha ai për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Partitë shqiptare kanë fituar shumicën në zgjedhjet e së dielës ku u votua për drejtuesit e Komunës së Tuzit./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button