David Hale: Përkushtimi SHBA-së ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar

Në një intervistë, nënsekretari i shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka ulur poshtë të gjitha spekulimet se raportet Kosovë – SHBA po eskalojnë.

Nënsekretari i shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Hale, pas takimeve që ka zhvilluar me krerët e shtetit, Presidentin, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin, e ka dhënë një intervistë.

Loading...

Intervista, ishte e fokusuar në dialogun Kosovë – Serbi, i cili dialog, sipas z. Hale, do të duhej të përfundonte me “njohjen reciproke të të dy shteteve”.

Zyrtari i lartë amerikan ka thënë që SHBA dhe shtetet e BE’së në përgjithësi kanë qëndrim të njëjtë për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hale gjatë kësaj interviste është treguar jashtëzakonisht i matur në përzgjedhjen e fjalëve, duke mos akuzuar asnjë lider të Kosovës si pengues të dialogut. Ai madje ishte i kujdesshëm edhe për cështjen e taksës.

Spekulimet e javës së kaluar se ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Kosova, nëse Qeveria e Kosovës e pengon dialogun, nënsekretari i shtetit nuk i ka komentuar, por ka thënë që përkushtimi i SHBA’ve në Kosovë do të vazhdojë i pandryshuar.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në përkushtimin tonë”, ka thënë ai./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button