Deputeti gjerman mbërrin në Shqipëri: Jeni në një krizë, jo të shëndetshme për integrimin

Kriza politike ka sjellë në Shqipëri Tobias Gottard deputet i djathtë nga Landi Bavarisë.

Në një intervistë për Tch ai shprehet se “Ajo që ne duam është që Shqipëria, të vijojë e të qëndrojë në procesin e integrimit. Ju jeni në rrugë të mbarë. Fokusi në Shqipëri nga ajo që shikoj si dikush që vjen nga jashtë, duhet të jetë rrugëtimi drejt BE, të gjithë bashkë, dhe jo duke praktikuar lënien bosh të karrigeve”, tha Tobias Gottard,

Loading...

Si e shikoni vendim e marrë enblock nga opozita për të lënë mandatet parlamentare?

“Siç e thashë nëse jeni zgjedhur duhet të qëndroni në parlament. Duke praktikuar bojkotin apo lënien bosh të karrigeve në parlament ky nuk është një opsion”, u përgjigj Gottard.Thatë që Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt BE, por sa e dëmshme është situata aktuale me një parlament vetëm me maxhorancën pa opozitë?“Duke e parë Shqipërinë nga jashtë, përmes mediave gjermane apo europiane është e vështirë. Megjithatë nga ajo që ne shohim është një krizë, e cila nuk është e shëndetshme, për të gjithë procesin. Prandaj jam këtu pasi dëshiroja të njihesha, të shikoja dhe të flas me njerëzit si është situata. Çfarë shikoj mund t’ju them se vijoni të jeni në rrugën e duhur, por ajo çfarë ju nevojitet është stabilitet dhe vijimi procesit drejt BE”, sqaroi Gottard./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button