Dermatologia, kampione e karatesë në Shqipëri

Entela Resuli

Kur themi karate, mendojmë gjithmonë djemtë. Këtë herë do ju tregojmë për një vajzë e cila prej gjashtë vitesh është lidhur me këtë sport aq sa, nëse mungon një ditë në stërvitje, ndjesia se ka humbur diçka është e madhe.

Loading...

Joana Nakuçi është kampione e karatesë në Shqipëri.
Pese vitet e fundit, në çdo kampionat ku ka marr pjesë është nderuar me çmime e medalje dhe sot është sportiste në kategorinë e “Brezit të zi”, domethënë Mjeshtre.Nuk e kishte menduar që një ditë ky sport, i cili e nisi krejt rastësisht do i kthehej në një pasion ku tashmë nuk e mendon dot veten larg tij.“Nuk i kisha shumë qejf palestrat, por nga ana tjetër kërkoja të merresha me një aktivitet fizikë-tregon Joana për Dita-n.“Pas disa muajve në palestër, pash që shumë pranë saj ishte një palestër karateje. U interesova. U regjistrova dhe fillova të shkoja tri herë në javë. Nuk prisja shumë nga vetja në fillim, por mesa duket ky sport ka një efekt befasues te njerëzit. Të bën të kesh besim te vetja. Të rritesh vetëvlerësimin dhe të kuptosh aftësitë e tua. Kështu ka ndodhur edhe me mua. Më bëri të besoj që, po, unë mund të garojë në kampionate të ndryshme në karate, pavarësisht se shkollimi im është krejt tjetër”.Në këto pese vite Joana numëron një sërë medaljesh të marra në saj të rezultateve të larta që ka patur më këtë sport.Ajo është pjesë e Klubit të Karatesë Energjia, i cili drejtohet nga Erton Latollari që është edhe trajneri i Joanës.“Kanë ndikuar shumë faktor që më kanë bërë mua të jem sot një sportiste në karate. Profesor Ertoni ka një meritë të madhe në këtë drejtim. Ai më ka motivuar dhe më ka bërë të besoj dhe të kuptoj vlerat e mia. Jo vetëm unë, por të gjithë në që frekuentojmë palestrën e tij, shkojmë me dëshirë në stërvitje. Profesori është shumë i komunikueshëm, profesionist dhe motivues”.Joana sapo është shpallur kampione e Shqipërisë, për të disatën herë në fakt, që nga viti 2016.Dy javë më parë në Kampionatin Kupa e Shqipërisë 2019, ajo u rendit e para në këtë garë.Karateja për të është një pasion që tashmë i është kthyer në rutinë. Ka mësuar teknika të vetëmbrojtjes, por edhe e ka bërë të ndihet mirë, fizikisht dhe mendërisht. E mbi të gjitha, karateja është kthyer në një formë të dobishme për të kaluar kohën e lirë, duke dhenë dhe duke marr shumë prej këtij sporti.MjekësiaJoana nuk është vetëm një vajzë që dashuron karatenë. Ajo është në përfundim të studimeve për Mjekësi, profili, dermatologji. Nakuçi? Mbiemri i saj na thotë shumë. Madje na tregon se jo rastësisht ajo është në këtë rrugë. Mantho Nakuçi, dermatologu i njohur dhe hartuesi i Atlasit të Dermatologjisë ka qenë gjyshi i saj. Mikel Nakuçi, dermatologu tek i cili me mijëra pacient kanë gjetur shërim, është babai i saj. Sot ai jeton dhe punon në Bruksel, Belgjikë. Fat të cilin, sipas të gjitha gjasave do ta ketë edhe Joana pas përfundimit të studimeve.Ajo është rritur mes dermatologëve dhe mësimet e para i ka marr në familje.“E kisha të vështirë të ndiqja një fushë tjetër studimi. Dermatologjia më është futur në gjak përpara se të ndjek studimet e larta. Kështu që, edhe kur më shkonte mendja për diçka tjetër, e ndryshoja shumë shpejt. Kam dashur dhe dua të vazhdoj rrugën e gjyshit dhe babait tim, me dinjitet, si ata”- tregon Joana, e emocionuar kur kujton gjyshin i cili nuk është më në jetë.Kur e pyes se çfarë lidhje ka dermatologjia më karatenë, mendohet pak sekonda dhe shprehet se nuk janë shumë larg. “Kanë lidhje. Karateja të disiplinon. Të bën njëri me të qetë. Të bën që në një moment tensioni, t’i mendosh mirë gjerat përpara se të veprosh, e mbi të gjitha, çdo aktivitet fizik të bën mirë për shëndetin. Sidomos në kohët që po jetojmë, ku ka shumë ndotje ajri, ushqimet nuk janë cilësore, nuk janë bio dhe janë të pashëndetshme”- na tregon Nakuçi, brezi i tretë i dermatologëve në këtë familje.Në gjurmët e Joanës ramë krejt rastësisht. Ajo nuk është një vajzë që reklamohet. Qëndron larg dukjes, por nga ana tjetër kujdeset për veten, studion dhe ushtrohet, për të patur mendjen dhe trupin në formë.Nuk i është dashur asnjëherë t’i përdorë teknikat që ka mësuar në karate për t’i vetëmbrojtur, por nëse i duhet tashmë është e përgatitur. Është e bindur se pavarësisht se çfarë do të ndodh me profesionin e saj, karateja do të jetë gjithmonë një shoqëruese.“Nuk e kisha menduar asnjëherë këtë, që karateja do të bëhej një pjesë e pandarë e jetës sime. Miqtë habiten, kur ju tregoj se mora pjesë në kampionat dhe fitova medalje, apo certifikatë. Për mua është një mundësi më shumë, për të praktikuar një sport, për të qenë aktive dhe mbi të gjitha, për t’u ndjerë mirë me veten”- shprehet Nakuçi e cila flet me shumë pasion si për sportin ashtu edhe për shkollimin e saj.“Ju them të gjithëve të merren me një sport, çfarë do qoftë ai. Një gjë është e sigurt, do të kenë lëkurë më të shëndetshme…”SportiKarateja të mëson vetëkontrollinMegjithatë ka një paragjykim në masë që karateja është një sport që të bënë agresivë. Ertoni Latollari, trajner, është hasur me këtë ide dhe sipas tij kjo vjen nga mungesa e informacionit dhe fakti që ky sport është relativisht i ri në vendin tonë.“Karateja nuk është sport agresivë dhe nuk të bën agresive. Gjëja e parë që një fëmijë mëson kur vjen në karate është disiplina dhe rregullat. Karateja shërben për vetëmbrojtje, për të mbajtur trupin në formë, për t’u bërë një njëri më i mirë në të ardhmen. Mbi të gjitha të disiplinon. Kur vjen në palestrën e karatesë, ti mëson të kërkosh leje edhe kur dëshiron që të pish ujë. Mëson të sillesh mirë me shokët, t’i vlerësosh ata, pa dallim.Në karate mëson se si të përdorësh këmbët dhe duart. Ky sport të sjell qetësi. Në këtë pikë agresiviteti nuk të hynë në punë në asnjë moment, madje edhe nëse përballesh me situata sulmi, qëllimi është të mbrohesh dhe jo të sulmosh.Në gjithë këto vite nuk kemi patur asnjë rast ku një person që është trajnuar të ketë shfaqur sjellje agresive”- na shpjegon Letollari.Puna në grup, bashkëveprimi me shokët, disiplina dhe rregullat do t’i bënin mirë çdo fëmijë që sot një pjesë të mirë të kohës e kalon përball një mjeti teologjia, siç është smartphoni apo kompjuteri. Aktivitetet sportive, çfarëdo qofshin, janë një element i rëndësishëm për shëndetin, jo vetëm atë fizikë, por edhe mendor. Kështu që, sa më shumë të jetë sporti prezent në jetën tonë aq më të mira do të jetën rezultatet në çdo fushë të jetës./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button