Emblema e UÇK-së me 2100 fishekë që do t’i dhurohet bashkëluftëtarit të Adem Jasharit

Vitin e kaluar, në Prekazin heroik u zbulua mozaiku prej 200 mijë fishekësh, në të cilën portretizohej figura e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Por, autori i kësaj vepre, Besart Gashi po me një tjetër mozaik vjen në 21 vjetorin e rënies së familjes së Jasharajve, përcjellë Indeksonline.

Loading...

Kësaj radhe, Besarti për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka punuar pikërisht emblemën e kësaj ushtrie.

Kjo emblemë është punuar me gëzoja të fishekëve 99mm.Besarti për Indeksonline ka treguar se nuk iu desh shumë ditë që ta punojë atë, ndërsa realizimin e veprave të tilla e bën me dëshirën dhe vullnetin më të madh“Nuk është hera e parë që punoj vepra të tilla dhe nuk do të ndalem asnjëherë për të punuar për vlerat kombëtare dhe ata që na sollën lirinë. Realizimi i kësaj embleme më ka marrë tre ditë, ndërsa është punuar me 2100 copa gëzhojash të plumbave. Ka një dimension prej 60cm x 60cm”.Ky mozaik sakaq do të t’i dhurohet një prej ish-luftëtarëve të Adem dhe Hamëz Jasharit.“Ky mozaik do të jetë dhuratë për gjeneralin Musa Jasharin, i cili ishte bashkëluftëtar i Adem e Hamëz Jasharit. Ku pikërisht më datë 5 mars të vitit 1998 të dy prindërit e tij ranë heroikisht duke luftuar në kullën e tyre”./Indeksonline/ZgjohuShqiptar.info


Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button