Enver Hasani: Në arkivin e Lidhjes së Kombeve gjenden me mijëra dokumenta për Çamërinë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka deklaruar se në arkivin e Lidhjes së Kombeve janë arkivat me mijëra dokumenta, fotografi origjinale për Çamërinë.

Në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Hasani tha se çështja e Çamërisë ka ekzistuar brenda OKB-së.

“Çështja e Çamërisë ka ekzistuar brenda OKB-së. Ekziston sot, të shkosh tani në arkivin e Lidhjes së Kombeve, atje janë arkivat. Unë kam punuar në Gjenevë me mision shqiptarë dhe i kam parë vetë këtë gjë. Atje janë arkivat në frëngjisht nga tre- katër skedat nga një metër me mijëra dokumenta, fotografi origjinale për Çamërinë. Ku është sot? Kush e përmend?”, u shpreh Hasani./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button