“Enver Hoxha e bëri Shqipërinë Korenë e Veriut të Europës”

Në intervistën e mbrëmshme në studion e gazetarit italian Bruno Vespa, u përmend edhe Enver Hoxha si dhe periudha e historisë shqiptare para viteve ’90.

Vespa e kujtoi atë periudhë me një përpjekje të tij për të ardhur në Shqipëri dhe vlerësoi sjelljen e diplomacisë shqiptare të kohës:

Loading...

“Për mua, të flas me shefin e një Shqipërie demokratike përbën një farë përshtypje, sepse unë në fillim të viteve ’80, kur ishte ende regjimi i vjetër i Enver Hoxhës, ambasadorët më dhuronin të gjitha veprat e Enver Hoxhës, gjithë veprën e plotë të Enver Hoxhës dhe shumë konjak shqiptar. Po bëja bisedime, do të isha gazetari i parë i huaj që do të vija në Shqipëri. Konjaku ishte shumë i mirë. Nuk u bë asgjë, më pas ndodhi revolucioni”.

Por shefi i qeverisë së majtë shqiptare duke folur për Shqipërinë e para ’90-s, pak më herët në intervistë e krahasoi Enver Hoxhën me Kim Jong.“Dikur sillnim këtu dëshpërimin, pas një regjimi që e bëri Shqipërinë Korenë e Veriut të Europës” – tha kreu i socialistëve, Rama.“Çdo vend ka problemet e tij” – tha gjatë intervistimit Vespa.Për Ramën “Shqipëria ka bërë me të vërtetë hapa prej gjiganti, por duhet të luftojmë sepse ka shumë punë për të bërë për t’u modernizuar dhe për t’u futur në këtë Europë që e kemi ëndërruar gjithmonë”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button