Gazetari e ish-ministri rus: Moska e Uashingtoni zhvillojnë dialog konstant për Kosovën, por jo publikisht

Ndërmjet Moskës e Uashingtonit “bëhet komunikim konstant” në temën e Kosovës, ka thënë në një intervistë për agjencinë FoNet gazetari e shkrimtari rus Sergej Grizunov, transmeton Gazeta Metro.

“Unë nuk dua të zbuloj disa fshehtësi shtetërore, por pa marrë parasysh konfrontimegt e Moskës e Uashingtonit, pa marrë parasysh sanksionet e vëna Rusisë, dialogu vazhdon, por nuk është publik”, ka thënë Grizunov, i cili nga viti 1994 deri më 1996 ka qenë ministër i informimit i Rusisë

I pyetur se a janë të sakta ato që shkruajnë mediet se zgjidhja për Kosovën dakordohet edhe në linjën ndërmjet ShBA-ve e Rusisë dhe se a është procesi në përfundim, ai ka konfirmuar se “bisedime me këtë temë zhvillohen”.

Loading...

Sipas njohurive të tij, Grizunova ka thënë se “nuk i di të gjitha detajet”, por ka shtuar se “ka qenë shumë i kënaqur kur është mbajtur takimi i Hashim Thaçit, të cilin e njeh personalisht, dhe Vladimir Putinit”, transmeton N1.

Sipas tij, “lidhjet e Thaçit me Amerikën janë shumëvjeçare dhe me të amerikanët janë në kontakte konstante”, por ai tash, thotë Grizunov, ka realizuar “nivel të komunikimit direkt” edhe me Putinin, me të cilin më herët nuk është takuar.

Nevojitet “kohë që të merren vesh Beogradi e Prishtina”, ka thënë shefi shumëvjeçar i Zyrës së agjencisë së lajmeve RIA Novosti në Beograd, e i cili mendon se është shumë me rëndësi që “Rusia e Amerika të mos bëjnë gabim e t’i shtyjnë në konflikt dy popujt”.

Ai nuk ka dashur të flasë rreth ndryshimit të supozuar të kufijve të Kosovës e Serbisë, njohjen e ndërsjellë të Serbisë e Kosovës, ulësen në OKB e marrëveshjet e ShBA-ve e Rusisë, Grizunov ka thënë se informatat për këtë temë janë “jozyrtare dhe sekret shtetëror”.

Rreth mundësisë që Rusia të votojë për ulësen e Kosovës në OKB, apo së paku të mos votojë kundër, ai ka përdorur paralele me Krimemë, transmeton N1./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button