Gjenerali amerikan: Rusia kundërshton njohjen e Kosovës si shtet sovran

Komandanti i forcave të bashkuara të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Curtis Scaparrotti, ka vlerësuar se situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë dhe se vendet e Ballkanit janë “cak kryesor i ndikimit të dëmshëm të Rusisë, e cila po e nnxit jostabilitetin regjional”, transmeton Gazeta Metro.

Radioja Evropa e Lirë ka transmetuar se Scaparroti gjatë paraqitjes para Komitetit për forcat e armatosura të Senatit amerikan ka vlerësuar se regjoni i Ballkanit është me rëndësi strategjike

Loading...

“Bisedimet e Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjes së zgjidhjes afatgjatë e cila është e zbatueshme për të dy vendet aktualisht janë në pritje. Rusia po e nxit jostabilitetin regjional në përpjekjet për të penguar shtetet ballkanike në avancimin drejt integrimeve evropiane”, ka thënë gjenerali.

Ai ka theksuar se Rusia kundërshton njohjen e Kosovës si shtet sovran nëpërmjet ndihmës politike, ushtarak e ekonomike, me të cilën përpiqet të ruajë ndikimin e saj në Serbi.

Scaparrotti ka thënë se forcat e KFOR-it në Kosovë, të cilat i përbëjnë 3.500 ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s dhe vedneve tjera, luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të rajon.

Scaparrotti para Komitetit për forca të armatosura të Senatit amerikan ka vlerësuafr se Rusia është “konkurrent afatgjatë strategjik, i cili ShBA-të e NATO-n i sheh si kërcënim kryesor për ambiciet e saj gjeopolitike”.

“Moska përpiqet të zgjeroje ndikimin e saj në shtetet periferike, për të rrënuar solidaritetin e NATO-s dhe për t’i prishur rregullat e mbështetuta në rendin ndërkombëtar”, ka thënë gjenerali amerikan, transmeton Beta./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button