Graham Phillips, gazetari që bën fushatë kundër Kosovës (Video)

Lëviz lirshëm nëpër Prishtinë dhe derisa e bën një gjë të tillë Graham Phillips i jep vetes liri ta quajë UÇK-në organizatë terroriste.

Krejt këto fyerje vijnë nga britaniku i cili thotë se i vjen turp pse i takon këtij kombi për shkakun se vendi i tij ndihmoi UÇK’në dhe pavarësimin e Kosovës.

Loading...

Phillips ka prodhuar të paktën 10 materiale kundër shtetit të ri të cilat i hedh në YouTube.Të gjitha i realizon para lapidarëve të UÇK-së dhe simboleve e vendeve të tjera që identifikojnë luftën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Një të tillë e realizoi te bulevardi “Bill Clinton”.Këtu Phillips i pyet qytetarët se pse e pëlqejnë Bill Clintonin të cilin ai e quan kriminel e i cili sipas tij vrau mijëra serbë të pafajshëm.Për Klan Kosovën ai tregoi se pse po e lufton Kosovën.Ai mes tjerash tha se erdhi në Kosovë për t’ia treguar botës të vërtetën e këtij vendi.
Por duket se ka një arsye krejt tjetër pse ai e bën një gjë të tillë.Phillips sipas të gjitha gjasave punon për shërbime nga Rusia.Ai ka një profil në rrjetin social VK i shfrytëzuar kryesisht në këtë shtet e në të cilin shfaq simpati për të por edhe për Serbinë.Në fakt, ai më 2014 bëri goxha punë kundër forcave ukrainase.Ato dhe pozicionet e tyre i xhiroi me dron dhe pamjet ua dërgoi prorusëve. Për këtë shkak Kievi zyrtar e largoi nga shteti me arsyetimin se e rrezikoi sigurinë nacionale.Megjithatë Phillips nuk u ndal pasi hyri në Ukrainë edhe disa herë të tjera.Më 2016 ambasadorja e këtij shteti në Britani u ankua për veprimtarinë e gazetarit të vetëshpallur të cilin e akuzoi se punon për forcat proruse.Për dallim nga Ukraina ai për këto punë u dekorua me medalje nga një degë e shërbimit të sigurisë ruse në KSB.Për atë që po bën Phillips në Kosovë janë të njoftuar një pjesë e strukturave të sigurisë në vend.Megjithatë policia nuk dha ndonjë koment./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button