Gratë shqiptare janë të keqpaguara! 38 mijë prej tyre punojnë me paga minimale

, Gratë shqiptare janë të keqpaguara! 38 mijë prej tyre punojnë me paga minimale

Mbi 38 mijë gra të punësuara në subjektet private paguhen me pagën minimale pavarësisht punës me orare të zgjatura dhe kontributit që japin në kompani.

Të dhënat e Inspektoratit Shtetëror të Punës për vitin 2018, nxjerrin sërish në pah keqtrajtimin sa i përket pagesave tek femrat. E përkthyer në përqindje rezulton se 27 për qind e totalit të punëmarrësve femrave trajtohen me pagën 26 mijë lekë në muaj.

Po ashtu, raporti bën me dije se edhe informaliteti në vendin e punës vijon të mbetet i lartë, sidomos për gjininë femërore.

Konkretisht, nga 1580 punonjës informalë, 29.5 për qind prej tyre janë punëmarrëse gra dhe vajza. Sa i përket punës pa kontrata individuale në biznese, rezulton që në 2018-ën janë evidentuar 3661 punonjës, nga të cilët 39 për qind prej tyre janë punëmarrëse femra.

Ndërsa hendeku i pagesës për të njëjtin pozicion midis dy gjinive vijon të mbetet shqetësim. Gjatë vitit që lamë pas, Inspektorati Shtetëror i Punës ka ndërmarrë mbi 4 mijë inspektime më shumë, duke kontrolluar 12.297 subjekte private dhe shtetërore.

Sa i përket sektorëve, fokusi i inspektimeve ka qenë në sektorin e shërbimeve, tregti, hotele, bare-restorante ku informaliteti dhe abuzimet janë më të larta për shkak të punësimeve sezonale, ndërsa më pak vëmendje i është kushtuar sektorit elektricitet, gaz dhe ujë. Sa i takon qytetit, Tirana mban numrin më të lartë të inspektimeve./scan/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button