Greqia dhe Italia mbushen me shtetas shqiptarë, publikohen shifrat

Janë të shumtë emigrantët shqiptarë që jetojnë në dy shtetet fqinje si Italia e Greqia. Të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike, shqiptarët kanë shkuar edhe më larg se në këto dy vende që fillimisht ka qenë “parajsa” e shumicës prej tyre.Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë dhënë nënshtetësinë për 825 447 mijë persona përgjatë vitit 2017, ndërsa përfituesit kryesorë rezultojnë shtetasit nga Maroku, Shqipëria dhe nga India.Kryesisht vendet ku kanë marrë më shumë nënshtetësinë shqiptarët janë Italia dhe Greqia. Në shtetin grek 34,305 persona morën shtetësinë greke në vitin 2017, një rritje prej 3 për qind krahasuar me 2016. Kjo konfirmohet nga shifrat më të fundit të Eurostat, të cilat u botuan këtë të mërkurë.Shumica dërrmuese e atyre që morën shtetësinë greke ishin shtetas shqiptarë. Më saktë, 86.8 për qind ishin shqiptarë, 1.3 për qind ishin ukrainas dhe 1.1 për qind ishin nga Moldavia./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button