Haradinaj: Përçarja për taksën ndaj Serbisë po paraqet probleme

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sot ka takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli për caktimin e seancës për shqyrtimin e Platformës për Dialogun Kosovë-Serbi, por jo edhe për tema tjera.

Qëndrimet e mia i dini të gjitha lidhur me taksën. Pajtohem me Veselin që asnjë qeveri nuk mund t’i rrezikojë raportet më Amerikën. Unë e kuptoj një dëshirë për të ofruar një dalje, mirëpo arsye pse mbaj një qëndrim të tillë janë serioze dhe vendimin qeveritar e mbroj”, porositi Haradinaj.

Loading...

Ndërsa për dialogun ai tha se është i nevojshëm, por fajtor për mos vazhdimin e këtij procesi është kryekëput Serbia.

Haradinaj ka folur edhe për raportet e tij me presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se përçarja për taksën ndaj Serbisë po paraqet probleme dhe mos unifikim ndërmjet faktorit politik të brendshëm.Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është raportuar për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit gjatë vitit 2018, i cili është miratuar nga kabineti qeveritar./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button