Putin heq dorë? Trupat ruse largohen plotësisht nga veriu i Ukrainës

Trupat ruse janë “tërhequr plotësisht” nga veriu i Ukrainës. Ky lajm u bë me dije nga ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Disa nga ato njësi do të transferohen në Ukrainën lindore për të luftuar në Donbas. Por, shumë prej forcave do të kenë nevojë për “rimbushje të konsiderueshme” përpara se të dislokohen.

“Çdo rishpërndarje masive nga veriu ka të ngjarë të marrë të paktën një javë minimalisht,” tha ministria në një deklaratë për mediat mëngjesin e sotëm.

Ndër të tjera në deklaratën e bërë nga ministria u bë me dije se granatimet ruse të qyteteve në lindje dhe jug të Ukrainës vazhduan dhe trupat ruse kishin avancuar në jug nga qyteti i rëndësishëm strategjik i Izyum.

Back to top button