Historiania mesazh të fortë gjithë politikës shqiptare: Mjaft me përçarje e debate, duhet të bashkohemi!

Historiania e njohur, Eleni Kocaqi, ka komentuar fitoren historike të shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, historiania Kocaqi është shprehur se fitorja e madhe e Tuzit duhet të jetë një mesazh i fortë për të gjithë shqiptarët, që të lënë ndasitë, përçarjet, debatet dhe ngjyrat politike e të bashkohen, pasi sipas saj, identiteti kombëtar është i rëndësishëm se gjithçka.

“Bashkimi bën fuqinë ! Fitorja e madhe e Tuzit duhet të jetë një mesazh i fortë për të gjithë ne … Gjithkund duhet të bashkohemi, të lëmë ndasitë, përçarjet, debatet, ngjyrat politike sepse identiteti kombëtar është më i rëndēsishëm se gjithçka !!!

Loading...

Është koha të duam më shumë njëri tjetrin, të ecim e ndërtojmë bashkë të ardhmen tonë … Fotografia është shkrepur në Malësi rreth 1 vit më parë dhe tregon se kjo hapsirë , por edhe gjithkund ku jetojnë shqiptarët autoktonë është e do të jetë e tillë sa kohë ngjyrat e vetme të jenë ato Kuq e Zi ! Kombi vjen i pari !!”, shkruan historiania./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button