“Karnavalet ilire”, festimet në Bozovcë të Sharrit (VIDEO)

“Karnavalet ilire”, manifestimi tradicional këtë vit në Bozovcë të Malësisë së Sharrit tuboi një numër të madh të njerëzve midis të cilëve edhe myftiu i Strugës, Meqail Osmani dhe studiues të shumtë nga Prishtina dhe Maqedonia.

Në kuadër të manifestimit u dha një program i begatshëm kulturor.

Loading...

Aktori Arsim Fazlija prezantoi një monodrame me motive nga malësia. Ndërsa valle me motive popullore prezantuan shoqëritë kulturore “Xheladin Zeqiri” dhe “Emin Duraku”.
Në këtë manifestim u promovua edhe revista shkencore “Scupi” e cila kryekëput i kushtohet Karnavaleve ilire në Bozovcë, ndërsa rreth saj folën profesorët Fatmir Sulejmani dhe Izaim Murtezani. Karnavalet ilire u mbajtën për të 9-in vit me radhë.
Në videot më poshtë gjeni “Karnavalet Ilire” në Bozovcë të Malësisë së Sharrit, festa autoktone shqipare që brez pas brezi po humbasin akoma dhe më shumë. /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button