Këta shtetas nuk kanë nevojë për vizë në Shqipëri

, Këta shtetas nuk kanë nevojë për vizë në Shqipëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se, me vendim të Këshillit të Ministrave “për përcaktimin e kritereve, procedurave, e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, është vendosur që shtetasit nga Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Katari, Omani,Tailanda, Bahrejni mund të hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 1 prill-31 tetor 2019, përcjell albinfo.ch.

Për shtetasit nga Republika Popullore e Kinës, ky vendim është i vlefshëm për periudhën 1 mars-31 tetor 2019.

Kjo bëhet me qëllim të rritjes së turizmit në Shqipëri. Në Shqipëri është rritur numri i turistëve nga viti në vit./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button