“Kriza politike aktuale është gatuar në prill 2008”

Politikani dhe historiani Paskal Milo i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se kriza aktuale politike i ka rrënjët tek ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Sigurisht nuk them ndonjë gjë të re po të përsëris që është e paprecedentë, por para se të them se është e paprecedentë, këtë fenomen e kanë gatuar dy partitë e mëdha politike me ndryshimet dramatike që i bënë Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të vitit 2008.

Loading...

Kjo është shfaqja më tipike e atyre ndryshimeve të paprecedenta dhe që prodhojnë sot situata të paprecedenta. Nëse PS dhe PD duhet të japin zgjidhje afatgjatë dhe të mos riciklojnë kriza të tmerrshme duhet t’i kthehen asaj nate të gjatë të prillit të vitit 2008, ku si dele përjashto 7 deputetë votuan kokëulur”, tha Paskal Milo./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button