“Të degraduara skajshmërisht”/ Rama flet për energjinë dhe zbulon projektet me Kosovën e Maqedoninë

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot i pranishëm në një konferencë sëbashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pasi bëri të njohur projektet si kantieri për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Rama nënvizoi se është hyrë në një fazë të re pas një degradimi të sistemit energjitik.

Kryeministri tha se qeveria po punon për “zgjerim të tregut e bashkimit të tij me Italinë dhe Malin e Zi, duke pasur parasysh që brenda e jashtë vendit rrjetet e energjisë po zhvillohen gjithnjë e më shumë”.

Ai njoftoi gjithashtu se është vënë në punë linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

“Ky është një zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona e projekti i linjës së interkonjeksionit Shqipëri – Maqedoni e Veriut janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin, përfshi dhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë, që nisi me ndryshimet ligjore të vitit 2018 dhe me nënshkrimin e aksionarëve për themelimin mes operatorëve shqiptarë e atyre të Kosovës të shpërndarjes, që do e fusë vendin në një etapë të re për sektorin e energjisë.

Tani është futur në rrugën e realizimit, në fazën e parë, nënkshrimin e marrëveshjes me qeverinë amerikane për Skavicën, që do krijojë mundësinë për mos cuar dëm më asnjë pikë ujë të destinuar për prodhim energjie e do e kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë. Si do na japë munsësinë të kursejmë në mënyrë të konsiderueshme e mundësinë të mbajmë rezerva e mos qenë të detyruar ti drejtohemi tregut në momente krizash nga thatësira,” tha Rama.

Back to top button