Ky është krimineli serb që kishte rrethuar shtëpinë e Adem Jasharit (Dokument)

Kriminelii serb Milorad Ulemek Legija, kishte rrethuar shtëpinë e Adem Jasharit më 5 mars 1998.

Bazuar në të dhënat nga nota zyrtare e Departamentit të Sigurisë Shtetërore bërë dy muaj pas përleshjeve, një dokument i cili është poblikuar në mediat serbe tregon se si ishte zhvilluar operacioni në Prekaz.

Loading...

Para se të vije agimi i 5 marsit, pjesëtarët e UÇK-së, sulmuan një patrullë policore në fshatin Laushë. Gjatë sulmit, dy pjesëtarë të forcave të policisë serbe u plagosëën. Forcat serbe u urdhëruan menjëherë për të shkuar më operacion sekret.

Atyre u është dhënë detyra e gjetjes dhe neutralizimit të pjestarëve të UÇK-së. Krimineli Milosad Ulemek, komandant i JSO, ishte përgjegjës për këtë veprim.

Përveç njësisë së tij, mbështetja u sigurua atyre në terren nga anëtarë të SAI, sipas një raporti që përpilua rreth dy muaj pas operacionit në Prekaz.

Siç thuhet në raport, shqiptarët, pasi sulmuan fshatin Laushë ata u larguan.

Adem Jashari dhe luftëtarët e tij nga Lausha u drejtuan për në lumin Drenica, në Prekazin e Ultë. Sipas gjetjeve operacionale të bazuara në dëshmitë e disa burimeve në vendbanimet në rrethin e Drenicës, UÇK-ja e përdorën këtë vend si një strehë më herët. Sipas dokumentit më herët ka pasur llogore të gërmuara dhe të betonuara. Një nga ato bunkerë ishte i rezervuar për Adem Jasharin. Bazuar në dëshminë e disa anëtarëve të njësive speciale që morën pjesë në aksion, ishte e padiskutueshme që komandanti i njësisë menjëherë filloi veprim neutralizimin – thuhet në dokument.

Sipas të dhënave operative të konfirmuara nga dy burime dhe nga vendorët, si dhe nga anëtarët e Njësisë së Operacioneve Speciale, Adem Jasharit iu janë dërguar në më shumë se dy thirrje për t’u dorëzuar.

Krimineli Ulemek urdhëroj që të fillon operacioni.

Rezistenca e anëtarëve të UÇK-së ishte e fortë, 66 familjar të Aem Jasharit u ekzekutuan. Në raport thuhet se 6 pjestar serbë të Legias ishin plagosuur, dhe 3 të Njesisë Speciale./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button