Mbyllet protesta, Basha: Rama, kufomë politike, përcillet në 16 mars

Është mbyllur protesta e opozitës, e cila nisi sot në orën 10:00, para Kuvendit të Shqipërisë ndërsa po zhvillohej seanca plenare, e më pas protestuesit bashkë me Lulzim Bashën dhe aleatët e tij janë zhvendosur drejt KQZ, e më pas në selinë e PD.

Gjatë fjalës së tij Basha tha para protestuesve të mbledhur në selinë blu, se më 16 mars do të jetë një tjetër protestë e madhe, “për të përcjellë kufomën politike të Ramës”.

Loading...

“Sado të përpiqet ta zgjasë agoninë, aq më shumë do t’i shtohet makthi dhe fatura para popullit që do ta paguajë para drejtësisë, ndaj dua t’u bëj një thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar të hapjes së portave të Evropës të zgjedhjeve të parakohshme të lira e të ndershme pa Ramën dhe horrat e kriminelët e tij, Në një akt që do të na bashkojë trefish më shumë se me 16 shkurt. Më 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes për të çliruar vendit dhe për të shpëtuar të ardhmen tonë, zgjedhjet, ekonominë edhe PS”, tha Basha./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button