Mesazhi i Brukselit në Tiranë: Dëgjoni ftesën tonë! Ky është mision kombëtar

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar për situatën politike në vend duke përmbledhur mesazhin kryesor që Brukseli dha sot nga Tirana.

Soreca shkruan se shpreson që ftesa nga BE për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv të dëgjohet.

Loading...

Kjo thirrje e tij vjen pas përfundimit të vizitës nga drejtori i Përgjithshëm i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Christian Danielsson.

Në Twitter, ambasadori i BE citon pikërisht fjalët e Danielsson në përfundim të konferencës për shtyp.

Soreca citon në Twitter:

“Shpresoj për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv, të mos mbetet e padëgjuar. Ky është një mision i përbashkët kombëtar. Danielsson përfundon një vizitë shumë intensive dhe konstruktive një-ditore në Tiranë”.

Të enjten, Christian Danielsson zhvilloi një seri takimesh me faktorin polik shqiptar, ndërsa bëri thirrje për zgjidhe të krizës potlike. Danielsson takoi Ramën, Bashën dhe Monika Kryemadhin./javanews/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button