“Ja skema që do ndiqet”/ Spahiu: Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë…

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se është e mundur që Kuvendi t’i japë autorizimin SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt kur kryeministri Edi Rama të jetë jashtë vendit.

Sipas tij, kuvendi duhet të vendosë kur PS të jetë e plotë aty, pasi e ka detyrimin për ta bërë këtë.

“Jo rastësisht kemi që kryeministri ndodhet jashtë për tri ditë. S’do e quaj rastësi nëse kërkesa për ta arrestuar do bëhet në një kohë kur nuk ndodhet kryeministri aty. Unë mendoj se kuvendi duhet të vendosë kur PS të jetë e plotë aty për të marrë një vendim transparent me publikun, pasi e ka detyrimin për ta bërë këtë.

Para 3 javës komentuam kontrollet e banesës që iu bënë Ahmetajt. A e dini ju që kontrollet e deputetëve duhet të bëhen me autorizim të kuvendit? A ishte marrë autorizim nga kuvendi për këtë”? tha Spahiu.

Back to top button