Parlamenti Europian: Eshte koha të hapen bisedimet me Shqipërinë për BE

Parlamenti Europian thotë se Shqipëria i ka përfunduar detyrat e shtëpisë dhe i ftoi vendet anëtare që të nisin bisedimeve për anëtarësim.

Ky konkluzion jepet pas misionit faktmbledhës të shtatë anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, që qëndruan në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut prej 27 shkurtit deri më 1 mars.

Loading...

Por ndërsa vlerësimeve, deputeti Tune Kelam, i cili e kryesoi delegacionin parlamentar në Tiranë dhe Shkup, paralajmëroi njëkohësisht se krahas vendosmërisë së treguar në zbatimin e reformave ekziston mungesë e unitetit kombëtar, që mund ta dëmtojë procesin e integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kryen me vështirësi reformat kyçe dhe tani është me rëndësi që anëtaret e BE-së në bazë të atyre arritjeve ta pranojnë progresin e arritur dhe të vendosin fillimin e bisedimeve për anëtarësim këtë vit”, theksohet në një deklaratë.

Delegacioni iu bëri thirrje të dyja vendeve që të fokusohen te reforma e gjyqësorit, ekonomia, sundimit i ligjit dhe administrata publike./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button