Parlamenti i Shqipërisë si aneks i Xhamisë së madhe të Tiranës

, Parlamenti i Shqipërisë si aneks i Xhamisë së madhe të Tiranës

Kontrasti mes madhështisë dhe arkitekturës lindore të Xhamisë me Parlamentin e Shqipërisë

Xhamia e madhe e Tiranës është pothuaj në ditët e fundit të ndërtimit dhe në Tiranë ka plasur një diskutim I madh nëse vetë Erdogani do të vijë për ta inaguruar. Madje, kur u bënë zgjedhjet e kryemyftiut të Shqipërisë, pati zëra që shefi I madh I Ankarasë, ka vënë si kusht për ardhjen në Tiranë, zgjedhjen e të preferuarit të tij, kryemyftiut në Tiranë, në këtë post. Humbja e këtij të fundit në zgjedhje, ka shtuar dilemat…

Përtej këtyre diskutimeve, kur rruga të kalon afër saj, nuk ke se si të mos konstatosh disproporcionin mes madhështisë së Xhamisë dhe një lloj prespektive të humbur të ndërtesës së Parlamentit. Duket sikur Parlamenti I Republikës së Shqipërisë është një aksesori I xhamisë, një shtojcë e saj. Ndoshta si vendi ku falen deputetët.

Sigurisht që është tërësisht në të drejtën e Komunitetit Musliman të ndërtojë shtëpinë e besimtarëve aty ku kanë tokën e tyre dhe ku Qeveria u jep lejen për të ndërtuar. Kjo është jashtë cdo diskutimi. Por, Qeveria, kur dha lejen e ndërtimit duhej të mendonte edhe një zgjidhje tjetër për Parlamentin. /ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button