Parregullsi në zgjedhje /Gjykata e Shkupit dënon me 3 vjet burg Menduh Thaçin

Gjykata në Shkup ka dënuar me tre vjet burg, Menduh Thaçin, liderin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Me tre vjet burg është dënuar dhe ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, ndërsa ish-anëtari i KZHS-së, Bedredin Ibrahimi me 4 vjet e gjashtë muaj burg.

Vendimi për rastin Titanik 2, ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, vendim që u shpall sot në Gjykatën Penale nga gjykatësi Ognen Stavrev.

Loading...

Avokatët kanë hedhur poshtë akuzat për të gjithë të akuzuarit, duke theksuar se Prokuroria nuk ka dhënë prova me të cilën vërtetohet vepra për të cilën ata akuzohen.

Avokatët mbrojtës kanë pasur vërejtje edhe në besueshmërinë e audio incizimeve që siç thanë, “janë përfituar jo ligjërisht”. Kanë thënë se akuza është ngritur nga paditësi i paautorizuar, pra është pas skadimit të periudhës prej 18 muajsh, e caktuar sipas akuzës së PSP-së.

Sipas PSP-së, Mijallkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së e ka shfrytëzuar ndikimin e tij real dhe përmes Menduh Thaçit ka dakorduar të miratohen ankesat për rivotimin në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale 2013.

Anulimi i votimit, sipas Fetait është përllogaritje ekzakte e VMRO-DPMNE-së se sa nevojitet që kandidati i tyre të mund të shkojë në rrethin e dytë, derisa Thaçi edhe pse nuk ka pasur të drejtë ligjore e ka bindur Bedredin Ibraimin të pranojë mendimin e tij dhe të votojë për ankesat e VMRO-së, ndërsa për kthim siç ka sqaruar Fetai, anëtarët e KSHZ-së nga VMRO-DPMNE duhej të votonin për ankesat e PDSH-së në Çair./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button