Politikani serbo- boshnjak: Tiranë- Sarajevë- Podgoricë, 300 të dyshuar si filorusë

Perëndimi dyshon se Rusia apo palë të tjera rivale të tij, po ndikojnë në Ballkan me njerëzit e tyre. Por qasjet ndryshe nuk mungojnë. Kreiu i presidencës boshnjake Milorad Dodik ka deklaruar se ndikimi malinj në Ballkan ka ardhur përgjithësisht nga qasjet antiserbe, artikuluar kryesisht nga britanikët.

“Shumë nga gjërat e këqija që kanë ndodhur këtu në shekujt e fundit kanë qenë të lidhura me influencën malinje antiserbe, kryesisht nga britanikët, që përpien vazhdimisht të ulin ndikimin e serbëve si populli më i madh në Ballkan. Të gjitha këto akuza kundër Moskës janë në funksion të hyrjes së së Serbisë dhe Republikës Srpska në NATO’ tha Dodik .

Loading...

Sipas tij, britanikët kanë miratuar një fond prej 6 milion paund për të luftuar ndikimin malinj të rusisë dhe amerikanët po ashtu kanë dhënë disa fonde.

“Në Sarajevë, Podgoricë dhe Tiranë ka qendratë shërbimeve sekrete të Perëndimit. Ata kanë një listë me 300 emra nga Serbia dhe Rusia që sipas tyre përhapin ndikimin malinj rus dhe këta janë në shënjestër “, tha Dodik/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button