Presidenti grek kërcënon Shqipërinë: S’ka BE pa hequr dorë nga çamët

Nga Mali i Zi, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos u ka dërguar një mesazh të qartë Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Sipas tij nëse duan që këto vende të kenë një perspektivë evropiane, duhet të respektojnë plotësisht ligjet evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare.

Loading...

Kreu i shtetit helen thotë se Greqia mbështet perspektivën evropiane të Shqipërisë, por mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët, përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

Rrjedhimisht, sjelljet si këto ndaj pakicës etnike greke, që brutalisht e nënvlerësojnë vlerën e jetës njerëzore ose që shkelin të drejtat themelore, për shembull, të drejtën e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim të të drejtave të të ashtuquajturëve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia”, tha Presidenti i Greqisë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button