Prishtinë/ Miratohet platforma për bisedime, alarmohet Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thirrur për nesër në mëngjes, në orën 8:30 mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me “situatën e krijuar” pas miratimit në Kuvendin e Kosovës të Platformës për bisedime me Serbinë, raporton Gazeta Express.

Televizioni i Beogradit Përva TV, i cili publikoi lajmin, thotë se “analistët serbë miratimin e platformës e komentojnë si shpallje joformale të luftës” nga ana e Prishtinës.

Loading...

Vuçiçi para kësaj do të takohet me nënsekretarin për çështje politike të SHBA-ve, Dejvid Hejl, njoftoi televizioni.

Pas miratimit të platformës, me deklaratë doli i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, i cili tha se me këtë vendim Prishtina “e ka vënë Serbinë në pozitën më të rëndë që nga viti 2011”.Me atë që në Platformë thuhet se i vetmi rezultat i bisedimeve mund të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës, sipas Gjuriçit, “Prishtina i tregoi tërë botës se nuk dëshiron dialog”.Me 61 vota për, parlamenti i Kosovës miratoi platformën për: “dialogun për marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.Platforma synon siç thuhet të caktojë vijat e kuqe të Kosovës në bisedime dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me Serbinë për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button