Resorti i parë turistik, projekti që kthen Fierin në destinacion

Një projekt i ri për ndërtimin për herë të parë të një resorti turistik, të standardeve bashkëkohore, bashkë me infrastrukturën e re drejt detit, e shndërron Fierin në një destinacion turistik.

Kryeministri Edi Rama tha sot se, “rruga e re e Semanit drejt detit, do të fillojë të ndërtohet pasi është në përfundim të procedurave. Ndërsa kemi bashkë me Armandon, kryetarin e Bashkisë së Fierit, një projekt që shpresoj ta çojmë deri në fund, për ndërtimin e resortit të parë turistik, që nxjerrë ne det jo vetëm ata që jetojnë në Fier, por edhe turistët, sepse Fieri ka nevoje për një dimension të fortë të industrisë së turizmit”.

“Fieri nuk mund të jetë vendi ku vetëm kalon për të shkuar në Vlorë, por duhet të kthehet në vendin ku dhe qëndron, se ka detin, por edhe zonën rurale ku ne duam t’i japim më tepër shtysë agroturizmit duke inkurajuar ata që janë në emigracion që të kthejnë sytë nga shtëpitë për ti bërë bujtina e pritur turistë e vizitorë, që gjenerojnë të ardhura. Ne do të vazhdojmë shumë fort të shtyjmë për agroturizmin, -tha Rama.a Rama./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button