Ruset e bukura, spiune të rrezikshme në Kosovë

Shërbimet e fshehta në radhët e tyre kanë shumë femra. Përveç punës për interes nacional, ato duhet të jenë të shkathëta dhe të mençura. Mirëpo, rusët e kanë edhe një kriter: Agjentet e tyre sekrete duhet të jenë edhe të bukura. Në Kosovë janë shënuar disa raste kur shtetaset ruse frekuentojnë me qëllime spiunazhi.

Para disa ditësh në media u raportua se një zyrtare e lartë e UNMIK-ut, e quajtur Jana Minochkina u zu duke vjedhur në një dyqan në qendër të Prishtinës.

Loading...

Mirëpo, të dhënat e institucioneve të sigurisë thanë se ajo ka shumë të ngjarë të jetë agjente e shërbimeve sekrete ruse. Kurse, rasti i fundit është ai i Julia Genadievna Luchevnikovas, rasti i së cilës u raportua nga vet qytetarët se ishte parë duke fotografuar objekte të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në të dy rastet, veprimet e ruseve, si i Jana Minochkinas, ashtu edhe Julia Luchevnikovas janë me bazë dyshimi për veprimtari spiunazhi.

Burimi i RTK-së (ekspert i sigurisë) i cili deshi të mbetej anonim, thotë se vitin e fundit është intensifikuar dhe ashpërsuar veprimtaria e shërbimeve të inteligjencës së Federatës së Rusisë në Kosovë.

“Duke marrë parasysh që pas dështimit të Rusisë që ta parandalojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, pastaj pas dështimit të pengimit të marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e emrit, kanë mbetur vetëm Kosova dhe Serbia terren i përshtatshëm për agjenturën ruse. Është e vërtetë që në Kosovë janë shënuar disa raste që janë raportuar si veprimtari e spiunazhit dhe kjo është e rrezikshme. Rasti i këtyre femrave është shqetësues. Këto dyja janë evidentuar, por duhet ta marrim parasysh se sa të tjera si këto nuk janë evidentuar”, ka thënë ky burim.

Sipas të dhënave, shtetasja ruse Julia Luchevnikova, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, porse ka refuzuar të përgjigjet ndaj autoriteteve. Madje, sipas këtyre të dhënave, Julia Luchevnikova nuk ka pasur me vete asnjë bagazh, përveç disa dokumenteve që sipas ekspertëve të sigurisë shërbejnë për ta maskuar veprimtarinë e saj.

“Është e çuditshme se si një rast si ky, vjen me makinë nga Rusia pa asnjë rrobë tjetër me vete, pa bagazh – pa valixhe. Asaj i janë zënë vetëm dokumentet që gjoja punon në Postën e Rusisë, mirëpo gjatë bastisjes së veturës i janë gjetur edhe disa dokumente të tjera që gjithashtu i kanë shërbyer për të dëshmuar se gjoja punon në një gjykatë në Moskë. Kjo quhet maskim i veprimtarisë së spiunazhit apo zbulimit. Kurse, një dëshmi më shumë për këtë dyshim është edhe fakti se ajo ka fotografuar objekte të rëndësisë së veçantë”, ka thënë burimi i RTK-së.

Redaksia ka mësuar se Luchevnikova me vete kishte një numër të madh të kartelave bankare. Asaj i është shqiptuar gjoba në shumën prej 250 euro për veprën e saj, mirëpo, pasi që nuk ka pasur para të gatshme me vete, i është kërkuar t’i nxjerr nga bankomati. Mirëpo, e njëjta nuk kishte pranuar assesi që ta vendoste kartelën e saj në bankomatet e Kosovës, duke u frikësuar për zbulimin e transaksioneve eventuale që janë realizuar përmes këtyre llogarive bankare.

Spiunet ruse karakterizohen se janë të bukura, në mënyrë që të pranohen më lehtë në shoqërinë e infiltruar.

Rasti i Jana Minochkinës, e cila ka një rrjet të gjerë të bashkëpunëtorëve shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, është ilustrimi më i mirë për këtë. Jana Minochkina është e martuar për shtetasin e Republikës së Shqipërisë L.B. dhe vepron ende në Kosovë.

“Zakonisht agjentet sekrete kanë aftësi të veçanta që të përfshihen në shoqëri. Varësisht nga detyra që kanë, por disa duan që vetëm të marrin të dhëna, si rasti i Julias që ka fotografuar objektet e rëndësisë së veçantë, kurse disa kanë detyrë që ta shtrijnë influencën duke u paraqitur të rëndësishme, duke i ndihmuar komunitetit, porse në esencë qëllimi është spiunazhi. Kurse, pamja e tyre e jashtme, paraqitja e dinjitetshme dhe bukuria janë vetëm karrem për të ardhur më shpejtë tek informacioni me interes”, ka thënë burimi i RTK-së.

Rusët dhe serbët janë bashkëpunëtorët më të mirë në fushën e shërbime sekrete. Në mes të muajit të kaluar, një oficer i shërbimit ushtarak të inteligjencës, i njohur si ADIV, u akuzua se po punonte për rusët. Sipas informacioneve të sigurta belgu u zu duke i dhënë informacion të klasifikuar një qytetarje serbe, e cila po punonte për shërbimet ruse. Belgu Clement Vandeborre ishte shef i kundërspiunazhit në shërbimin belg./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button