SHBA-të bëhen importuesi më i madh i armëve në Shqipëri

Importi i armëve nga Shqipëria ka rënë ndjeshëm gjatë 3 viteve të fundit.

Të dhënat e Institutit të Paqes së Stockholmit tregojnë se Shqipëria ka importuar armë në vetëm 5 milionë dollarë në vitet 2016-2017-2018. Të dhënat janë të përditësuara ndërkohë që ato të mëparshmet i takonin vitit 2015. Kështu, të dhënat më të reja të Institutit Sipri tregojnë se në vitin 2016 kishte zero importe armësh në vlerë, në 2017, $4 milionë, dhe në 2018, $1 milionë importe armësh.

Në 2015 importet e armëve në Shqipëri fiksoheshin në $7 milionë.

Loading...

Këto armë, pra 5 milionë dollarët e importuara që prej vitit 2015, janë në të gjitha rastet tanke, 3 të tilla, të përdorura, dhe të armatosura. Këto tanke janë porositur që në vitin 2016 nga qeveria shqiptare. Ajo që vihet re nga regjistri tregtar është fakti se për herë të pare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në skenë si importues armësh në Shqipëri.

Madje, në tre vitet e fundit, janë importuesi i vetëm i armëve në vendin tonë, duke “hequr” nga skena shtete si Gjermania, Franca apo Kina. Këto tre shtete kanë dominuar tregun e importeve të armëve në vendin tonë pas viteve `90.

Franca është në vend të parë me 29 milionë dollarë armë të importuara, Kina e dyta me $26 milionë, Gjermania me $11 milionë, Italia me $9 milionë, ndërkohë që tanimë hyn edhe Amerika me $5 milionë, paçka se në vetëm tre vite. Shqipëria renditet në vendin e 126—të në botë ndër 150 ekonomi sa i përket importit të armëve, me Arabinë Saudite që mban vendin e parë.

Që prej viteve `90, importi i armëve në vendin tonë kap një vlerë prej 79 milionë dollarësh, ndërkohë që për eksportet shifrat tregojnë zero./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button